Dollari del nga kriza, rritet sërish ndaj lekut – Paundi fiton terren, euro bie lehtësisht

Tuesday, 01 May 2018 15:56

Ditën e premte, dollari amerikan ka arritur të forcohet sërish ndaj monedhës vendase, duke kapur vlerën e 106.5 lekëve. Kjo përbën një rritje me plot 0.7 pikë krahasuar me ditën e djeshme dhe vjen si meritë e treguesve pozitivë të ekonomisë amerikane. Krahasuar me një javë më parë, valuta e SHBA ka arritur të fitojë plot 2.2 pikë ndaj lekut

Investitorët në tregjet e huaja kanë mbështetur dollarin bazuar në të dhënat që vijnë nga Thesari dhe kanë lënë mënjanë, të paktën për momentin, shqetësimet që ngre një luftë e mundshme tregtare mes SHBA dhe Kinës.

Një rritje të fortë prej 0.5 pikësh ka regjistruar sot edhe paundi britanik, i cili tashmë këmbehet për 148 lekë. Gjithsesi ka shumë dyshime për ecurinë e valutës, dyshime të lidhura me vendimmarrjen e Bankës së Anglisë dhe negociatat për daljen nga Bashkimi Europian.

Sa i takon monedhës së përbashkët europiane, sot ajo ka regjistruar një rënie të lehtë prej 0.1 pikësh. Një euro këmbehet sot për 128.7 lekë në blerje dhe 129.4 lekë në shitje.

Franga zvicerane dhe dollari australian nuk kanë patur luhatje nga nivelet e ditës së djeshme, ndërsa dollari kanadez ka arritur të forcohet lehtë me 0.2 pikë kundrejt lekut./scan

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Itali, 5 hajdutë shqiptarë të arit dhe orave 'Rolex' ballafaqohen me viktimat për t'u identifikuar

Aktualitet

Itali, 5 hajdutë shqiptarë të arit dhe orave 'Rolex' ballafaqohen me viktimat për t'u identifikuar

Pesë shqiptarë u arrestuan në Marcianise, në Casertano, Itali, për grabitje në provincën e Avellino, shkruajnë sot mediat italiane. Ata u kapën nga karabinierët brenda një makine të marrë me qera...

Moti ofron pamje të frikshme/ Skenar katastrofik në rajonin e Mesdheut

Aktualitet

Moti ofron pamje të frikshme/ Skenar katastrofik në rajonin e Mesdheut

Prej dy ditësh, portali i specializuar i motit në Gjermani, Wetter, paralajmëron se rajonin e Mesdheut e pret një skenar katastrofik. Në kohën kur Venecia ka shënuar nivele rekord të përmbytjeve...

Shtylla të rrëzuara, fshatra në terr: Pasojat e stuhisë në Vlorë

Aktualitet

Shtylla të rrëzuara, fshatra në terr: Pasojat e stuhisë në Vlorë

Vlora vijon të jetë qarku më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit...

Sondazh

Nothing found!