Apeli i FMN dhe çfarë e pret ekonominë

E mërkurë, 23 May 2018 08:17

Nga Dorjan Teliti


Këmbanat e alarmit ranë përsëri për qeverinë “koncesionare”, ku vetë FMN shprehet disi e zhgënjyer mbi manaxhimin e financave publike në Shqipëri.
Nuk ka ulje borxhi për 2018 thotë FMN, madje parashikon rritje të tij, duke arritur tashmë në 72.2% të PBB-së nga 71.8% që ishte në fundvitin e kaluar.
Duke qenë se ka treguar paaftësi në uljen e evazionit dhe formalizimin e ekonomisë, qeverisë vetëm dy rrugë i kanë mbetur tashmë. Përveç rishikimit të detyruar në mes të vitit me ulje të shpenzimeve buxhetore si pasojë e mosrealizimit të të ardhurave me mesatarisht 12 milionë dollarë çdo muaj të këtij viti, tashmë qeveria ose duhet të uli shpenzimet akoma edhe më shumë (në kurriz të investimeve publike) për të respektuar rregullin e trendit rënës të borxhit publik ose do të ndërmarre një tjetër nisëm për rritjen e taksave në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve.
Në të dy variantet dalim të humbur. Ose do të përballemi me realitetin e hidhur ku do na duhet të kënaqim syrin duke parë ndonjë pemë të mbillet tek-tuk dhe të gënjejmë veten sikur të ishte ndonjë rrugë, shkollë apo spital, ose sikur të mos mjaftonin 500 milionë dollarët që paguajmë më shumë çdo vit vetëm nga rritja e përvitshme e taksave të ndërmarra deri pak muaj më parë, do duhet të shkundim akoma edhe me shumë xhepat tanë për të mbushur arkën e shpuar të qeverisë.
Do duhej që të flisnim për mundësitë e rritjes së pagave, pensioneve, ndihmës ekonomike apo për ata që u përjashtuan padrejtësisht nga listat këtë fillim viti, por fatkeqësisht për këto shtresa nuk ka para…asnjë qindarkë, ndërkohë që një lum parash janë destinuar për disa kontrata të pakërkuara PPP, kontrata të mbuluara nga vello e “artë” e padrejtësive dhe abuzimeve.
Natyrshëm lind pyetja: Ku po shkon ekonomia shqiptare? Një gjë është e sigurt…po shkon në “drejtimin e duhur” drejt greminës, në atë greminë ku konkurrojnë denjësisht taksat e larta, TVSH për biznesin e vogël, miliardat e koncesioneve dhe tenderëve të luksit pa procedurë konkurruese. Ekonomix.al
Autori është këshilltar për ekonominë dhe financat në  Partinë Demokratike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...