Drejtoria e Punëve të Brendshme e Tiranës në vitin 1990

Premte, 01 June 2018 17:49
Klishe e regjimit. Një punëtor operativ i vjetër duke ndarë përvojën me brezin e ri Klishe e regjimit. Një punëtor operativ i vjetër duke ndarë përvojën me brezin e ri

 

Nga Kastriot Dervishi

Drejtoria e Punëve të Brendshme të Tiranës ishte organi i varësisë më i rëndësishëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kur strukturat e tjera të varësisë ngelën degë, Tirana vijoi të ishte drejtori. Struktura e kësaj drejtorie paraqitet në fund të jetës së regjimit me këtë përbërje:

 

I-Komiteti i PPSH-së

-Sekretari i partisë

-Instruktor

-Instruktor për kartotekën

II-Komanda

-Drejtori

-Zëvendësdrejtori për sigurimin

-Zëvendësdrejtori edhe shef policie

III-Sigurimi

-Punëtori operativ për sigurimin e udhëheqjes

-Shifranti

1-Dega e kundërzbulimit (kryetari, zëvendëskryetari e punëtor operativ për të huajt si studentë, specialistë, etj; 1 operativ për grupet turistike, kulturoro-sportive, shoferët e huaj; 1 operativ për vizitorët e huaj; 2 operativë për tregtarët e huaj; 3 operativë për ndjekjen e zbulimeve të huaja; 1 operativ për kërkimin; 1 operativ për vizat, 1 evidencier, 1 shofer)

2-Dega e mbrojtjes së ekonomisë socialiste (MES) (kryetari edhe punëtorët operativ; 8 punëtorët operativë sipas rajoneve, në RTSH, polici, kampe e burgje, zbulimin e letrave anonime)

3-Seksioni i parë i Sigurimit për Rajonin nr.1 (lagjet nr.1-25), (1 shef e 9 punëtorë operativë)

4-Seksioni i dytë i Sigurimit për Rajonin nr.2 (lagjet nr.26-44), (1 shef e 8 punëtorë operativë)

5-Seksioni i tretë i Sigurimit për Rajonin nr.3 (lagjet nr.45-62), (1 shef e 9 punëtorë operativë)

6-Seksioni i katërt i Sigurimit për Rajonin nr.4 (fshati), (1 shef e 9 punëtorë operativë)

7-Seksioni i TO-së (teknika operative) (shefi dhe 3 punëtorë operativë, shoferi)

8-Seksioni i përgjithshëm (1 shef, 3 referentë kartoteke, 1 përgjegjës administrate, 1 protokollist, 1 daktilografist)

(gjithsej sigurimi 75 punonjës)

IV-Pika e zbulimit (1 operativ) 

V-Kuadër-organizimi (3)

VI-Ndërlidhja (5)

VII-Policia

1-Dega e MES-it (kryetari, zëvendësi dhe 10 punëtorë operativë)

2-Dega e ndjekjes së krimeve (kryetari, zëvendësi, 2 punëtorë operativë, 1 evidencier)

3-Seksioni i ekspertimeve kriminalistike (6)

4-Dega e shërbimeve dhe përgatitjes (11)

5-Seksioni i qarkullimit rrugor (58)

6-Shërbimi i MKZ-së (59)

7-Toga e shoqërimit (29)

8-Rajonin nr.1 i Policisë (lagjet nr.1-25), (222)

9-Rajonin nr.2 i Policisë (lagjet nr.26-44), (166)

10-Rajonin nr.3 i Policisë (lagjet nr.45-62), (235)

11-Rajonin nr.4i Policisë (fshati), (925)

VIII-Reparti nr.313 (burgu) (114)

IX-Prapavija (31)

Gjithsej DPB Tiranë kishte 1161 forca

Nesër: Emrat e punëtorëve operative të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë në vitin 1990

55news.al

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 14:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...