1991/Dokumenti i partive që rrëzoi qeverinë “Nano”

Diel, 03 June 2018 18:18
Dokumenti i parë i partive politike që miratoi rrëzimin e qeverisë Dokumenti i parë i partive politike që miratoi rrëzimin e qeverisë

Nga Kastriot Dervishi

Pas zgjedhjeve të para të 31 marsit 1991 për Kuvendin Popullor, më 11 maj 1991 u formua qeveria e re e Partisë së Punës, e drejtuar nga Fatos Nano. Katër ditë më vonë, Bashkimi i Sindikatave i drejtuar nga Gëzim Shima, nisi një grevë të përgjithshme në mbarë vendin, e cila përfundoi në grevë urie dhe u mbyll nga marrëveshja që arritën partitë me njëra-tjetrën.

Dokumenti bashkëlidhur është një nga marrëveshjet e para të partive politike në vitin 1991, i përpiluar në mënyrë të shpejtë dhe i arkivuar atje ku nuk ka lidhje të jetë. Kjo marrëveshje vinte pas grevës më të jashtëzakonshme të parë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Pavarësisht evidentimit të vështirë, kuptohet që janë 8 nënshkrime.

Përmbajtja e dokumentit është kjo:

“Mbështetur në vendimin e Kuvendit Popullor të datës 29 maj 1991, sot filluan bisedimet ndërmjet partive politike së bashku me organizatën “Omonia” për të arritur një zgjidhje të re politike për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë. Gjatë bisedimeve u ra në parim dakord krijimi i një qeverie që do të punojë në bazë të një programi të përbashkët deri në zgjedhjet e parakohshme. /55news.al/

Tiranë, 30 maj 1991” 

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 18:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...