1976/E.Hoxha kërkonte t'i mprihej thika

Hënë, 04 June 2018 18:00
Shkrimi i diktatorit ku ankohet se thika nuk është mprehur mirë Shkrimi i diktatorit ku ankohet se thika nuk është mprehur mirë

Nga Kastriot Dervishi

Për servilët, edhe kur udhëheqësit hanë bukë, nxjerrin nga goja “xhevahire”, direktiva, fjalë të urta apo mendime. Kohët e fundit po shikojmë që edhe drekat e kryeministrit “gju më gju me popullin” transmetohen drejtpërdrejt në televizione si ngjarje të mëdha prej të cilave burojnë punë shteti, organizime, qarje halli, etj. Pavarësisht se drekat janë në radhë të parë mbushje barku apo ritual i zakonshëm ditor, qatipët dhe vetë kryeqatipi nuk duan t’i lënë pa i shfrytëzuar për propagandë. Në çdo kohë, servilët mbajnë shënime nga fjala e udhëheqësit edhe kur ai flet kot e pa lidhje.

Për paralelizëm, një ngjarje e vitit 1976. Caci Kokthi ishte njëri nga kamerierët e Enver Hoxhës. Ai nuk merrej as me gjellët e as me mprehjen e thikave. Vetëm shërbente ushqimin si transportues. Qëlloi që i solli komandantit një thikë që nuk priste mirë frutat. E.Hoxha, i mësuar të priste mirë me thikë u zemërua shumë. Mbi letrën që shërbente për të fshirë duart, la këtë shënim: “Shoku Caci! Thika që më sjell me fruta, duhet të presë”. Kjo letër, e vlerësuar si shënim me rëndësi historike u mor nga shokët e aparatit të KQ të PPSH-së dhe me të u përpilua dosja 30 e fondit 10 në Arkivin e Partisë së Punës, si fjalë e një udhëheqësi të madh. Kënga në fakt e thotë “Enver Hoxha e mprehu shpatën, edhe njëherë për situatën”, por në të vërtetë, ai kërkoi t’i mprihej thika e frutave, pa ndonjë situatë. /55news.al

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 18:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...