Desanti Xhetan Daci i kompanisë 4000

E Enjte, 14 June 2018 18:18
Dokumenti i përfaqësimit që iu gjet Xhetan Dacit, nënshkruar nga Zef Pali (Balli Kombëtar), Sait Kryeziu (Partia Fshatare) dhe Gaqo Gogo (Legaliteti) Dokumenti i përfaqësimit që iu gjet Xhetan Dacit, nënshkruar nga Zef Pali (Balli Kombëtar), Sait Kryeziu (Partia Fshatare) dhe Gaqo Gogo (Legaliteti)

Nga Kastriot Dervishi

Xhetan Daci (1918-1952) nga Gjorica e Dibrës është njëri nga desantët për të cilët nuk është ditur deri tani fundi i jetës. Nikolas Bethel në librin e tij “Tradhtia e madhe”, duke mos pasur informacion, gabon kur shkuan se Xhetani u vra në çastin kur u zbarkoi në tokë. Historia e Xhetanit, si përfaqësues i Legalitetit, e zbardhur së fundmi është vërtet interesante. 

Duke qenë ushtar i kufirit në Gjirokastër, pas 28 muajsh ushtri, i mërzitur tej mase nga jetesa e atjeshme, Xhetan Daci arratiset më 4 dhjetor 1946 nga Shqipëria nga posta e Koshovicës në Gjirokastër. Nga Janina kalon në Athinë e më pas në Pire në kampin Haxhi Qirjako. Këtu ku ishin rreth 50-60 veta ka njohur emigrantë të tjerë si: Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Tako Baçi, Dilaver Dine, Myftar Spahia, Hysni Dema, Abaz Ermenji, etj. Në shkurt 1948 zhvendoset në kampin tjetër të Llavrosit, afër Athinës. Prej andej, më 27 mars 1949 mbërrin në Bari të Italisë bashkë me emigrantë të tjerë politikë dhe bëhet anëtar i Partisë së Legalitetit. Vendoset në kampin e Santo Feros, që drejtohej nga një britanik. Në maj 1950 në kamp vjet legalisti Gaqo Goga, i cili i ka thënë se do niseshin për kurs në RFGJ për t’u përgatitur nga amerikanët. Nisja për në RFGJ është bërë më 5 qershor 1950, gjithsej 96 veta. Fillimisht me makinë në Bari, e pastaj me tren deri në Gjermani. Në kazermat e Kasfledit janë ndarë në tre toga të drejtuara nga Xhemal Laçi, Rustem Kuçka dhe Kolë Hila. Xhetani thotë se me të mbërritur në Shqipëri duhej të takonin Dali Kurtin, të cilin e njihnin si komandant të Frontit të Rezistencës. Por kontakt paraprak me të nuk kishin e nuk dinin si do t’i priste. Pastaj detyra ishte të mblidhnin informata ushtarake të shpërndarjes së ushtrisë e mjeteve, informata politike për gjendjen e moralin, informata ekonomike për gjendjen në vend, etj.

Grupet e desantimit të forcave si përfaqësues të Komitetit Shqipëria e Lirë ishin:

-Adem Gjura (kryetar), Sali Dalliu (nënkryetar), Selim Daci, Xhetan Daci dhe Iljaz Toptani do hidheshin në Martanesh (grupi i Peshkopisë, ose grupi jeshil).

-Myftar Maloku (Planeja) (kryetar), Ramazan Cenaj, Halil Nerguti, dhe Rexhë Berisha do hidheshin në Lumë të Kukësit (grupi i Lumës ose grupi i kuq).

Piloti polak u nis drejt Shqipërisë më 3 nëntor 1950. Ai nuk mund ta dallojë zonën e Martaneshit dhe u kthye në Athinë. U rinisën sërish më 11 nëntor 1950, por prapë nuk mundi ta gjente Martaneshin piloti. U hodhën sipas radhës: Adem Gjura, Selim Daci, Sali Dalliu, Xhetan Daci, Iljaz Toptani. Sipas dokumentacionit arrestimi i Xhetan Dacit është kontradiktor. Në disa dokumente thuhet se u dorëzua, ndërsa në disa të tjera se u arrestua.

(Nesër: Dënimi me vdekje i Xhetan Dacit dhe qëndrimi burrëror në gjykatë)

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...