Rita Marko, ndihmësçiraku këpucar 99-sh që nisi shembjen e kishave e xhamive

Saturday, 16 June 2018 17:14
Edhe kur pinte Enveri, Rita mbante shënime. Ngjitur faksimilja, ku Rita tregonte çfarë ishte Edhe kur pinte Enveri, Rita mbante shënime. Ngjitur faksimilja, ku Rita tregonte çfarë ishte

Ndër të fundit anëtarë të Byrosë Politike kriminale të Partisë së Punës Rita Marko vdiq kur kishte hyrë në vitin e 99 të jetës. Në të tilla raste, propaganda me origjinë nga ajo e vjetra e regjimit komunist, përpiqet të sjellë një trajtim të atillë që të jepet përshtypja se i kaluari në jetë tjetër është “personalitet politik”. Rita Marko i takon brezit të paditurve që morën drejtimin e Shqipërisë pas luftës civile të viteve 1943-1944, të cilët pas krimeve të shumtave, eksperimenteve të njëpasnjëshme, e çuan Shqipërinë në një prej humnerave më të thella. Pikërisht këtë kategori kishte mjaft për zemër Enver Hoxha. Rita ishte modeli i servilizmit dhe shpirtligësisë. Mbante shënime para E.Hoxhës edhe kur ai ishte duke pirë apo ngrënë.

E ç’mund të jetë një shtet që drejtohet nga të paditurit? Për brezin e sotëm kujtohet se është grua, por në fakt është burrë. Me origjinë nga Bestrova e Vlorës, Rita Marko ishte bir i një bariu. Punoi si ndihmës çirak te një këpucar. Ishte me arsim fillor, ndërsa në vitin 1944 shihet si komisar batalioni në brigadën e 4-të. Pas lufte Rita ishte komisar në regjimentin e Delvinës dhe sekretar politik në qytetit ose Rrethit të Korçës. Në vitet 1950 –1951 është ministër i Industrisë. Në vitin 1950 zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1956 – 1990 anëtar i Byrosë Politike. Më 1951 – 1966 sekretar i KQ të PPSH-së. Në funksionin e sekretarit, Rita mbulonte organet e diktaturës, Sigurimin e Shtetit dhe përgjigjej për vendimmarrjen e tij. Rita ka pasur edhe funksione të tjera, ndër të cilët kujtohet se në vitet 1966 – 1970 ishte sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së në Rrethin e Durrësit. Pikërisht këtu nisi aksionin e prishjes së kishave dhe xhamive të këtij rrethi, veprim që u pasua në mbarë vendin.

Ndërsa në vitet 1966 – 1976 e 1982 – 1991 ishte nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Rita Marko u arrestua në fund të vitit 1991. U dënua dy herë: një herë në vitin 1994 për shpërdorime dhe në vitin 1996 për gjenocid. Doli nga burgu pas ngjarjeve të vitit 1997. Deri në fund mbeti një stalinist i vendosur.

Kishte tre vëllezër të cilët u bënë oficerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (sigurim) dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore.

Tani një copëz arkivore, ku Rita Marko pranon para partisë se është pa kulturë e inferior. Gjatë diskutimit të kandidatëve të Komitetit Qendror, më 3.4.1952, kur po diskutoheshin biografitë e tyre, Rita Marko thotë: “Pas plenumit të 9-të (23 shkurt 1951) u bëra sekretar i KQ. Në fillim u shtypa në vetvete dhe mendova se është një barrë mjaft e rëndë dhe kjo lidhet me sensin e inferioritetit që kam unë dhe që më ka penguar në disa çështje. Kjo vjen edhe nga mungesa e kulturës. Edhe në punë, unë kam mjaft të meta”.

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 17:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...