1990/Vrasja e 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi në kufi

Diel, 17 June 2018 19:08
Pëllumb Pëllumbi pas vrasjes, i fotografuar nga Hetuesia e Shkodrës Pëllumb Pëllumbi pas vrasjes, i fotografuar nga Hetuesia e Shkodrës

Nga Kastriot Dervishi

Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga Shkodra. Më 14.6.1990, në përpjekje për të kaluar kufirin në Postën Kufitare të Hotit në Shkodër, 17 vjeçarët Marjan Zef Ndoja dhe Pëllumb Nikoll Pëllumbi, ranë në përpjekje me njësitin kufitar. Pëllumb Pëllumbi u vra. Sipas njoftimit të Hetuesisë së Përgjithshme, vrasja ka ndodhur në këto rrethana:

“Në fshatin Hot ... rreth orës 23.00 i ... afrohen pengesës elektrosinjalizuese. Këtu gërmojnë dheun për të hapur një gropë nga ku do të bënin kalimin. Në moment ata kanë parë njësitin kufitar dhe janë fshehur. Njësiti duke kaluar afër vendit ka konstatuar gropën që po bënin dy personat e sipërpërmendur dhe menjëherë kanë dhënë alarm. Duke dashur të shikojnë më mirë ushtarët se ku ndodheshin Pëllumb Pëllumbi ngrihet pak nga vendi ku ishte fshehur por rrëshqet dhe bie në një kanal ujitës ku e merr rreth 10 m rrjedha e ujit. Në kohën që kapet anës kanalit për të dalë atje ndodhej njeri prej ushtarëve të postës që ishte vënë në kërkim i cili qëlloi në drejtim të Pëllumbi duke e vrarë në vend. Brenda orës u kap i gjallë edhe Marjan Ndoja i cili është i arrestuar”.

Si rrallë here, kufoma e të ndjerit iu dha familjes. Në ceremoninë e varrimit në Shkodër u organizua një protestë e fuqishme, në të cilën u hodhën parullat:

“Poshtë komunizmi”, “Poshtë socializmi”. Në rrugën përpara spitalit dikush thërriti “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë Partia”, “Poshtë Nexhmije Hoxha”, “Kjo parti është gjakpirëse”, “Shikoni ç’po bën Ramiz Alia duke vrarë njerëz përditë, poshtë partia, poshtë Ramiz Alia”.

Për këtë arsye, ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, në shënimin e ngjarjes shkruan: “Kufomat të mos jepen”.

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 19:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...