1990/Krim në kufi, si u pre ëndrra australiane e djaloshit

Tuesday, 19 June 2018 09:50
I ndjeri Fatmir Duro, i vrarë në kufi I ndjeri Fatmir Duro, i vrarë në kufi

Nga Kastriot Dervishi

Mbrëmjen e datave 9-10 qershor 1990, dy shokë nga Orman Pojani i Korçës, përkatësisht 25 dhe 27 vjeç, orvaten të arratisen nëpërmjet Postës Kufitare të Shelegurit të Rrethit të Kolonjës. Të rinjtë kishin dëgjuar se kalimi i kufirit nuk quhej më “tradhti ndaj atdheut”. Fatmir Duro synonte të largohej sepse kishte njerëz në Australi, ndërsa shoku i tij që martohej pas disa ditësh, synonte të mëkëmbej ekonomikisht. Pikërisht në orët e para të datës 10 qershor 1990 (ora e vrasjes është kontradiktore me synim manipulimi), ushtarët e kufirit i pikasën. Ata vranë 27-vjeçarin Fatmir Duro. Gjithë posta me në krye komandantin është ngritur në këmbë. Nuk e kanë fshehur kënaqësinë se “e vranë njërin”. I ndjeri Fatmir shihet në foto i masakruar me një prej plagëve më të çuditshme që mund të sjellë një vrasje. Personi tjetër mundi të largohej nga vendi i krimit, por u arrestua nga një polic në Barmash. U dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për orvatje të paligjshme të kalimit të kufirit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...