ASSOCIATED PRESS: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë

Tuesday, 19 June 2018 11:42

Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë. Këtë lajm e jepte Agjencia e prestigjioze amerikane e lajmeve"Associated Press) me 9 qershor 1929 dhe e ribotonte Dielli në numrin e tij të 14 qershorit 1929. Agjensia" Associated Press "informonte: Mbreti i shqiptarëve, Zog I, ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka ardhë në fron, ka fituar emrin e Monarkut më punëtor në botë- Tetëmbëdhjetë orë pune të pandërprera ditë dhe natë-me 10 minuta shëtitje nëpër pallat çdo dy orë-është puna që bën çdo ditë. Mbreti ngrihet në mëngjes në orën gjashtë. Pi një kafe të zezë, ndez një cigare, dhe pastaj i përvishet punës.

Me përjashtimin e pak minutave që shkon çdo ditë me të Ëmën, të cilën e do dhe e nderon shumë, nuk e le tryezën e punës gjer në mes të natës.
Miqtë e Mbretit thonë se i mungojnë njerëzit e shkolluar, vendi s'ka universitet, i mungon dhe besimi që të ngarkojë të tjerë njerës me punëra të shtetit dhe prandaj ngul këmbë ta bëjë çdo gjë vetë.Po nëqoftëse e qeveris Shqipërinë në bazë të një njeriu të vetëm, ay s'ka aspak dukjen e diktatorit. Me pamjen e tij të butë, hundë të gjatë, gojë delikate, me një qëndrim plot dinjitet dhe një dukje aristokratike, të kujton më shumë një njeri nga fëmijët fisnik të Francës ose Austrisë, që s'i ka vrarë kurrë mendimi dhe puna. Po Mbreti më i ri i Evropës, larg nga të qenit -diletant-ose njeri sallonesh, e qeveris vendin e tij me dorë të hekurt ,po të drejtë, dhe i jep popullit një shembull të shkëlqyer me punën e tij të parreshtur.
Kur Korespondenti i Associated Press-it, e vizitoi sot në Pallat (9 Qershor 1929), e gjeti Mbretin duke përkëdhelur dhe shkonte kohën me një tufë shkabash(shqiponjash), të maleve, të cilat i ka zbutë vetë.
"Duke qenë se Shqipëria është një vend me shkëmbinj dhe male të larta", tha MBreti duke qeshur- në një gjermanisht të mbaruar,"këtu kemi aq shkaba sa ju në Amerikë keni rebece(Sparroës).
Si gjithë shkabat e botës, shkaba e Shqipërisë ëshët kryelartë, e guximshme, independente, prandaj e bamë simbolin e lirisë kombëtare, siç e ka bërë dhe Amerika. Me që populli im m'i sjell me shumicë, si dhuratë, tani kam mjaft prej ryre sa të eksportoj ca në Amerikë"... Pastaj duke qeshur Mbreti shtoi:"Po populli Amerikan ka mjaft shkaba dhe mjaft Liri"...(Përgatiti për Diellin: D. Greca)

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 11:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...