1983/Edhe bari ishte tharë në Shqipërinë socialiste

Tuesday, 19 June 2018 18:57
Kufiri shqiptaro-jugosllav, sipas përshkrimit që kanë bërë organet e hetimit Kufiri shqiptaro-jugosllav, sipas përshkrimit që kanë bërë organet e hetimit

Nga Kastriot Dervishi

Pamja tregon kufirin shqiptaro-jugosllav në vitin 1983 në zonën e Bllatës së Poshtme. Fotografimi është bërë për një çështje hetimore ndaj një 44-vjeçari që u orvat të arratisej. Një ish i dënuar në vitin 1968 për moskallëzim arratisje, tenton të arratiset vetë, por arrestohet më 15.8.1983. Ky arrestim i tij na jep mundësinë të shohim si ishte kufiri midis Shqipërisë socialiste dhe Jugosllavisë titiste. Vendi i arratisjes së tij është pikërisht ky që shihet në foto. Vihet re që Shqipëria socialiste e zhytur në varfëri, edhe në varfëri, edhe barin e ka të tharë, pavarësisht se është periudhë vere. Ndër të tjera në vendimin e gjykatës thuhet:

“Si rezultat i mungesës së një edukimi të shëndoshë, ideopolitik, jetës endacake e parazitare, ..te i pandehur ka gjetur shtrat dhe kultivuar rrënjë ideologjia borgjeze e revizioniste, e cila ka bërë që për së dyti të hyjë në rrugë të hidhur kriminale”. Në përfundim, i pandehuri u dënua me 14 vjet burgim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...