1946/Qëndrimi burrëror i opozitarëve para pushkatimit

E mërkurë, 04 July 2018 18:07

Nga Kastriot Dervishi

Tre organizata opozitare të cilat ishin të paimplikuara me ideologjitë fashiste, naziste apo komuniste u goditën nga regjimi komunist në vitin 1946. Ngjarjet zhvillohen në vitet 1945-1946. Bashkëpunëtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit “Dara” (i legalizuar më vonë) erdhi nga Korça e nisi takimet me krerët e organizatave në Tiranë. Ai është personi i parë që raportoi emrat e anëtarëve të organizatave. SEMP-et (seksionet e mbrojtjes së popullit) e Tiranës, Vlorës, Korçës dhe Beratit u vunë në lidhje me qendrën për të pasur të gatshëm goditjen e grupit në fjalë, grup i cili pretendonte të merrte pjesë në zgjedhje. “Dara” në gusht 1945 u takua me Ivzi Golen, Sami Qeribashin, Tut Mënikun, Ali Kavajën, etj. Grupin e Musine Kokalarit e bëri të njohur bashkëpunoja “Shkrimtarja”, etj, etj. Pasi të tre grupet i çuan një notë të përbashkët misioneve anglo-amerikane në Tiranë, në të cilën kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve dhe garantimin e tyre, në janar 1946 nisën arrestimet masive të pjesëtarëve të tre organizatave, por edhe të personave të tjerë pa lidhje me to. Pas 6 muajsh tortura në shtëpinë e Qorraliut në Tiranë, procesi gjyqësor u zhvillua në Tiranë më 17 qershor – 2 korrik 1946. Nga 37 të pandehur, 4 bashkëpunëtorë të Sigurimit. Në përfundim, gjykata dha dënimet, ndër të cilat edhe ato me vdekje. Në ekzekutim, të ndjerët mbajtën qëndrim dinjitoz. Procesverbali i ekzekutimit është si më poshtë:

Sot më datën 3 korrik 1946 në orën 5 të mëngjesit u ekzekutuan të dënuarit me vdekje Qenan Dibra, Hivzi Golia, Sami Çeribashi, Talat Drini, Tut Mëniku, Xhahit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja. Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:

1-Talat Drini: Rroftë Shqipëria me Kosovën.      

2-Hivzi Golia: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

3-Tut Mëniku: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

4-Xhahit Koka: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

5-Qenan Dibra: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

6-Mehmet Ali Beshiri: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

7-Shaban Balla: Ju lë kujdes fëmijën.

8-Ali Kavaja: Rroftë Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve! Rroftë Shqipëria me Kosovën!

9-Sami Qeribashi: Më në fund t’u plotësua dëshira o prokuror. Edhe ti një ditë do ta paguash si unë. Rroftë Shqipëria me Kosovën!

10-Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t’i dorëzohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...