Polic Dushani, torturuesi i Pjetër Arbnorit e zbuluesi i Hysen Shoshorit

E mërkurë, 25 July 2018 16:29

 

Nga Kastriot Dervishi

Makina e diktaturës komuniste ka pasur njerëzit e saj të përkushtuar. Sa më shumë t’i njohësh ata, aq më shumë njeh karakterin imoral e të degraduar të atij regjimi. Në kujtimet e tij për jetën e burgut (libri “Martirët”, botuar në vitin 2004), Pjetër Arbnori shkruan se kur vuante paraburgimin në burgun e vjetër të Tiranës, ndër të tjerë ishte edhe një polic me emrin serb Dushan, i cili ishte aq i degraduar saqë vidhte ushqimet e të paraburgosurve. Kulmin e kishte arritur një ditë kur ishte kapur duke vjedhur vezët e pulave të komandës. Polic Dushani që më 29.8.1974 ndaloi në flagrancë bashkë me aktivistin e AGBV-së, Hysen Shoshori, ka një histori interesante që lidhet me sa e sa të tjera të këtij lloji. Profili i polic Dushanit është në fakt ai i një shërbëtori të spikatur të regjimit, krejt i palexuar, por besnik i partisë e cila e mori nga fshati dh e solli në Tiranë. Dushani, bir i një familje hyzmeqarësh nga Salaria e Tepelenës, lindur më 1933, me arsim 4-vjeçar fillor, me profesion çoban, në vitet 1952-1955 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Gardë. Plotësonte të kisha kushtet pro regjimit. Dy vëllezër i kishte me punë në MPB. Nga familja kishin dalë partizanë (sigurisht vitin e fundit të luftës), as ballistë e as legalistë nuk kishte në fis. Pas një qëndrimi 4-vjeçar në fshat me punë në kooperativën bujqësore, në vitin 1959 Dushani vjen në Tiranë. Emërohet polic në Rajonin nr.3, duke qëndruar këtu deri në vitin 1963. Kjo është koha kur ai që i ka bërë keq edhe Pjetër Arbnorit. Pas përvojës së treguar kundër “armiqve të popullit” në paraburgimin e Tiranës, në vitet 1963-1968 shërben si polic në kampin e të burgosurve nr.303 në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Thellësisht i palexuar, por i devotshëm në kryerjen e detyrave, polic Dushani paralajmërohet disa herë për ngacmime femrash, e sjellje harbute me qytetarë të ndryshëm, derisa më 6.6.1984 kupa e mbushur plot u derdh e ai u përjashtua si i “padenjë” nga policia. Këtë herë po ngacmonte një studente, e cila për fatin e saj, shpëtoi nga polici ngaqë njihte një oficer të MPB-së. Kështu u mbyll karriera e polic Dushanit, e nisur me besnikëri kur ruante dhentë e dhitë e kooperativës dhe e përfunduar me anë të dobëta të moralit. Të tillë kuadro kërkonte e gjente partia.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 19:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...