Bamirësi i arsimit kombëtar Ali Agjahu nga Elbasani

Tuesday, 25 September 2018 11:41
Ceremonia e përurimit të shkollës "Ali Agjahu" në Elbasan dhe sjelljes së eshtrave më 11.5.1937. Në foto dallohen prefekti Sadik Metra, kryetari i bashkisë Ahmet Dakli, etj Ceremonia e përurimit të shkollës "Ali Agjahu" në Elbasan dhe sjelljes së eshtrave më 11.5.1937. Në foto dallohen prefekti Sadik Metra, kryetari i bashkisë Ahmet Dakli, etj

Bamirësi i arsimit kombëtar Ali Agjahu nga Elbasan

Nga Kastriot Dervishi

Ali Agjah Biçakçiu (1874-1918) apo njohur shkurt si Ali Agjahu është një humanist e filantrop elbasanas i cili gjithë pasurinë e tij ia dhuroi arsimit kombëtar shqiptar. Jeta e tij  mori një drejtim të padëshiruar dhe fatkeq në vitin e turbullt 1914, në kohën kur kishte shpërthyer lëvizja rebele në Shqipërinë e mesme. U burgos prej tyre e më pas u zhvendos në Itali. Këtu hoqi keq dhe shëndeti iu përkeqësua vazhdimisht. Më 4.6.1918 përpiloi një testament në prani të Mustafa Krujës, Sif Nosit, Kostaq Cipos, Kostandin Kottes dhe Tefik Mborjes, sipas së cilin gjithë pasurinë e linte në dispozicion të arsimit kombëtar, nën kujdesin e një komisioni Aqif pashë Elbasani, Lef Nosi, Hysen Dakli, Taq Buda, Halim Bej Elbasani dhe Emin Matraxhiu.

Më 22.11.1918 Ali Agjahu mbërriti në Vlorë nga Italia, por nuk mund të jetojë veçse disa orë dhe vdiq në Sëmundoren Civile të Vlorës. U varros aty në një ceremoni madhështore në të cilën mbajtën fjalime Bexhet efendi Gjirokastra, Mustafa Kruja dhe Qemal Risilia.

Më 15 dhjetor 1922, Këshilli i Naltë i përfaqësuar nga Sotir Peci dhe Refik Toptani njohu vlefshmërinë e testamentit të Ali Agjahut.

Shumica e pronave të Ali Agjahut ndodhej në Nënprefekturën e Fierit, atë të Mallakastrës dhe në Belsh. Komisioni i Elbasanit caktoi më vonë sekretar Ymer Leksin.

Guri i parë i shkollës fillore femërore u vu më 31.1.1928, ndërsa punimet realisht nisën në vitin 1934. Për shkak të vjeljes problematike të të ardhurave, si një të një çështjeje tjetër mbi zbatimin e testamentit, punime të zgjatën në kohë. Kati i parë i shkollës në fjalë u përurua më 11.5.1937, pas ceremonisë së rivarrimit së Ali Agjahut. Të njëjtën ditë edhe njerka e tij Ismete Biçaku deklaroi se edhe ajo do ia falte arsimit kombëtar.

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 12:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Politikë

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Luan Rama e ka quajtur peshë dinjiteti dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Sipas Ramës, Haradinaj ka bërë një akt prej burri shteti i duke i mësuar të gjithve se sa vlerë ka...

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

Bota Shqiptare

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë, nga një gjykatë e padrejtë”,- kështu...

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Show-biz

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Këngëtarja Ingrit Gjoni i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit. Para disa orësh këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet nudo, teksa ka hedhur mbi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!