1945/Pederastia në divizionin e 6-të dhe zemërgjerësia e komandantit të përgjithshëm

Premte, 04 Janar 2019 17:12

Nga Kastriot Dervishi

Divizioni i 6-të komunist, ishte njëri nga njësitë që shkuan në trojet shqiptare në Jugosllavi për të ndjekur “këmba-këmbës okupatorin”. Divizioni doli nga kufiri shtetëror më 7 dhjetor 1944 (nga Hani i Hotit) dhe u rikthye më 7 dhjetor 1945 (nga Qafë e Thanës). Përveç Vishegradit në Bosnje ku kishte prani pushtuese, në pjesën më të madhe të vitit 1945, divizioni nuk luftoi me ndonjë ushtri pushtuese, por vetëm për të nënshkruar shqiptarët e trevave shqiptare kudo ku kaloi. Divizioni qëndroi në Mitrovicë, Vuçiternë, Ferizaj, Kaçanik, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër. Gjatë kohës që partizanët ishin të lirë e krejt pa punë, në kapanonët e ngrohtë shpërtheu vesi i pederastisë. Sjellim sot një shembull. Skuadërkomandant Ibrahimi iu avit partizan Muharremit. Mbrëmjen e nxehtë të 1 korrikut 1945 skuadërkomandanti ishte harruar me vartësin e tij dhe të dy u gjetën dhe u panë nga shokët e krejt divizionit. Për shkak të masivitetit të ngjarjes, udhëheqja e divizionit mori masa ndëshkuese. Me vendimin nr.9, datë 2.9.1945, duke qenë në Ohër, Këshilli i Gjyqit Ushtarak të këtij divizioni e dënoi me vdekje skuadërkomandant Ibrahimin. Por më 5.10.1945 ishte ndërhyrja e vetë komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxhës që me telegram shifër e ndaloi ekzekutimin e tij, duke urdhëruar kthimin në dënim me burgim. Zemërgjerësia e komandantit ra në sy të partizanëve sepse ishte shumë e rrallë për raste faljesh dënimesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...