1990/Dënimet dhe një internim për demonstratën kundër bustit të Stalinit në Shkodër

Tuesday, 15 Janar 2019 17:37
Vendimi i internimit Vendimi i internimit

Nga Kastriot Dervishi

Për demonstratën që synonte rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër, në fund u dënuan 10 vetë. Kjo ngjarje kishte edhe një vendim administrativ internimi ndaj vëllait të një të dënuari e djalit të tij. Me vendimin nr.2 të, datë 30.4.1990 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga Shefqet Muçi (kryetar), me ndihmësgjyqtarët Burhan Spahiu e Donika Jaupi, duke pasur pranë prokurorin Teodor Mosko, i deklaroi fajtorë të pandehurit dhe i dënoi me burgim si vijon:

1-Dedë Mark Kasneci (vitlindja 1943), 12 vjet

2-Gjergj Kolë Livadhi (1952), 8 vjet

3-Rin Zef Monajka (1953), 7 vjet

4-KolecNdoc Hublina (1953), 5 vjet

5-Aldo Hajro Perizi (1962), 4 vjet.

6-Klaudio Aleksandër Daka (1968), 4 vjet

7-Nikolin Gjon Margjini (1956), 3.5 vjet

8-Flamur Fiqiri Begu (1953), 3 vjet

9-Tonin Gaspër Dema (1955), 8 muaj

10-Nikolin Zef Thana (1961), 5 muaj

Me përjashtim të N.Thanës dhe T.Demës, të gjithë akuzoheshin për agjitacion e propagandë sipas nenit 55/1 të Kodit Penal. Me nenet e tjera të këtij kodi akuzoheshin kështu:

Neni 11 (përgatitja e tentativa): Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi.

Neni 52 (diversioni): Dedë Kasneci.

Neni 112 (moskallzimi i krimit): Nikolin Margjini, Nikolin Thana, Rin Monajka, Tonin Dema.

Akuza për krijimin e një “organizate kundërrevolucionare” nuk u provua. Gjykata e konsideronte “demonstratë antisocialiste” dhe të pandehurit “me rrezikshmëri të madhe shoqërore”. Megjithëse ishte viti 1990, i cili shënon vetëm 6 vendime, Komisioni Qendror i Internim Dëbimeve me vendimin nr.1, datë 10.2.1990 vendosi internimin në Malinat të Beratit 60 të vjeçarit Zef Mark Kasneci dhe djalin e tij 25 vjeçar Frano. Ky internim bëhet për shkakun se vëllai i Zefit, Deda, kishte marrë pjesë në demonstratën. Internimi u dha për 6 muaj, por me vendimin nr.5, datë 2.5.1990, ata u liruan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...