Kryeministrat që kanë ushtruar zëvendësisht edhe detyrën e ministrit dhe pamundësia e kryeministrit të sotëm për të qenë edhe ministër

E Enjte, 17 Janar 2019 17:31
Nënshkrime kryeministrash që kanë ushtruar edhe detyrën e ministrit Nënshkrime kryeministrash që kanë ushtruar edhe detyrën e ministrit

Nga Kastriot Dervishi

Nga historitë e qeverive të Shqipërisë, pjesë e studimeve të mia prej vitesh, kam nxjerrë disa të dhëna në lidhje me rastet kur kryetari i Këshillit të Ministrave ka ushtruar plotësisht ose zëvendësisht edhe detyrën e një ministri. Në Këshillin e Ministrave të shtetit shqiptar deri në vitin 1944 nuk nënshkruanin kurrë persona që nuk ishin ministra. Në fundin e vitit 1920, në vendimet e Këshillit të Ministrave, vërehet futja e konceptit të ushtrimit të detyrës së një ministri apo kryeministrit, zëvendësisht në një ministri tjetër. Kjo bazohej në rregullat e përgjithshme të administratës, në hierarkinë e pozicioneve drejtuese. Për herë të parë koncepti mbi zëvendësinë, pra të ushtrimit të përkohshëm të një funksioni tjetër nga një funksionar, (komandimi apo autorizimi për kohën e sotme), u vendos në nenin 43 të Zgjerimit të Statutit të Lushnjës, që u votua më 8.12.1922. Në vitet 1925-1944 asnjë ministër apo kryeministër nuk ishte në një pozicion të dytë veçse zëvendësisht, masë e cila konsiderohej e përkohshme. Ministri apo kryeministri votohej në parlament kur paraqitej Këshilli i Ministrave për votëbesim, por kur zëvendësia fillonte gjatë mandatit, nuk merrte miratimin e parlamentit. Çdo ministër, duke njoftuar kryeministrin delegonte funksionin e tij te një koleg në rastet kur ishte i pamundur të nënshkruante aktet apo merrte pjesë në Këshillin e Ministrave (këto raste nuk përfshihen te të dhënat e mëposhtme sepse kanë pasur karakter shumë të shkurtër). Gjatë kohës së qeverisjeve komuniste, ushtrimi i detyrave të tjera vihet re në dy raste: të Enver Hoxha në vitet 1944-1953, si dhe te Mehmet Shehu në vitet 1974-1980. Mehmet Shehu mori drejtimin edhe të ministrisë në fjalë, pas goditjes së një grushti imagjinar shteti dhe pas fshesës së hekurt ndaj kastës së ushtarakëve. Asnjëherë tjetër, përshirë periudhën e tranzicionit, nuk është kërkuar që kryeministri që ushtrojë edhe detyra të tjera. Me kushtetutën e vitit 1998, ministrit i ndalohej të jetë në funksione të tjera, ndërsa nuk është parashikuar zëvendësia, e cila nuk do linte kurrë boshllëqe në çdo lloj qeverisjeje.

 

Rastet kur kryeministrat kanë ushtruar detyra të ministrit

 

4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914: Ismail Qemal Vlora – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

14 mars – 20 maj 1914: Turhan Përmeti – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

15 nëntor 1920 - 1 korrik 1921: Iljaz Vrioni – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

16 tetor - 6 dhjetor 1921: Pandeli Evangjeli – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

6-12 dhjetor 1921: Hasan Prishtina– kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme

24 dhjetor 1921 – 2 dhjetor 1922: XhaferrYpi – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme

2 dhjetor 1922 - 25 shkurt 1924: Ahmet Zogu – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

3 mars - 27 maj 1924: Shefqet Vërlaci – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

30 maj - 10 qershor 1924: Iljaz Vrioni – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

6 – 31 janar 1925: Ahmet Zogu – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

5 shtator 1928 – 5 mars 1930: Kostaq Kotta – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

6 mars 1930 – 11 prill 1931: PandeliEvangjeli – kryeministër dhe (pas 3 nëntorit 1930) zëvendësisht  ministër i Punëve të Jashtme

20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932: PandeliEvangjeli – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare

11 janar 1933 – 16 tetor 1935: PandeliEvangjeli – kryeministër, zëvendësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare deri më 15 qershor 1934 dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore pas 18 qershorit 1935

21 tetor 1935 – 7 nëntor 1936: Mehdi Frashëri – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Drejtësisë

9 nëntor 1936 – 7 prill 1939: Kostaq Kotta – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore dhe (deri më 23 mars 1937) zëvendësisht i Ekonomisë Kombëtare

12 prill 1939 - 3 dhjetor 1941: Shefqet Vërlaci – kryeministër dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti për Punët Botore (pas 17 nëntorit 1940 edhe zëvendësisht i Drejtësisë)

3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943: Mustafa Kruja – kryeministër dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme (më 7 maj 1942 edhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Drejtësisë)

18 janar – 11 shkurt 1943: Ekrem Libohova – kryeministër dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme

12 shkurt – 28 prill 1943: Maliq Bushati – kryeministër e zëvendësisht sekretar i Partisë Fashiste

11 maj – 10 shtator 1943: Ekrem Libohova – kryeministër, zëvendësisht sekretar i Partisë Fashiste

5 nëntor 1943 – 16 qershor 1944: Rexhep Mitrovica – kryeministër, zëvendësisht ministër i Kulturës Popullore e zëvendësisht i Punëve të Jashtme

18 korrik – 28 gusht 1944: Fiqri Dine – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Brendshme

6 shtator – 25 tetor 1944: Ibrahim Biçakçiu – kryeministër, zëvendësisht ministër i Punëve të Brendshme dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme

23 tetor 1944 – 31korrik 1953: Enver Hoxha – kryeministër, ministër për Luftën e Komandën e Mbrojtjes Kombëtare dhe (pas 9 shkurtit 1946) ministër i Punëve të Jashtme

28 tetor 1974 – 26 prill 1980: Mehmet Shehu – kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes Popullore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...