100 vjet nga vdekja e Ismail Qemal Vlorës, fotot e ceremonisë së varrimit

E mërkurë, 23 Janar 2019 17:11

Nga Kastriot Dervishi

Kryeministri i parë i shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlora (1844-1919), ndërroi jetë në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919, pikërisht në ditën e lindjes së tij. Trupi pa jetë u soll në Vlorë ndërsa ceremonia e varrimit u zhvillua më 12 shkurt 1919. Një informacion mbi ceremoninë e varrimit jep gazeta “Kuvendi” e datës 10 mars 1919 (doli në vitet 1918-1920) që botohej në Romës dhe që drejtohej nga Sotir Gjika. Fotografitë e këtij rasti i ka bërë fotografi Maca. Mbajtën fjalime Jani Minga dhe Qazim Kokoshi. Më tej kortezhi u nis në Kaninë ku i ndjeri u varros në krah të Ferit pashë Vlorës.
Fotografitë ndodhen në fototekën e AQSH-së (dosja nr.209). Në vitin 2004 kam dhënë ndihmesë për saktësimin e mosngatërrimin e të dhënave të ceremonive të viteve 1919 dhe 1932 si dhe të një fotoje që ishte titulluar gabim.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...