1973-1982/Informatorët në gjimnaze, dosja e drejtimit kundër rinisë dhe inteligjencies

Premte, 01 February 2019 18:10

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet 1973-1982 Sigurimi i Shtetit hyri në shkollat e mesme. Filloi edhe rekrutimin gjimnazistëve. Synim ishte “ruajtja e pastërtisë” në shkollat e mesme, por po të vësh re dinamikën e rekrutimeve vetëm nga një pjesë e vogël e tyre doli një “elitë” informatorësh apo agjentësh. Në vite të tjera ka pasur raste shumë të rralla të rekrutimeve nën moshën 18 vjeç, por në periudhën në fjalë, rekrutimet u bënë sistematike e të programuara. Në Degën e 8-të (dega e “armikut të popullit”) të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, më 20.2.1973, sipas udhëzimit nr.01-694, datë 24.10.1972, u vendos hapja e dosjes së drejtimit “mbi mbrojtjen e inteligjencies, rinisë si dhe të institucioneve e objekteve kulturore arsimore dhe ato të shëndetësisë”, me nëndosje nëpër rrethe. Nevoja e hapjes së një dosje udhëheqëse vinte si domosdoshmëri e një stadi të avancuar të luftës së klasave sepse “armiqtë” mbështeteshin tek intelektualët. Në arsyetimin e hapjes së dosjes thuhej se qëllimi ishte evidentimi i treguesve kryesorë “të veprimtarisë së ushtruar nga armiku, forcën zbuluese tonën dhe dinamikën e punës”, ndërsa forma më e përhapur e veprimtarisë në radhët e inteligjencies e rinisë ishin: agjitacioni e propaganda, zvogëlimi i “arritjeve” dhe mburrja e jetës së në perëndim. Nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë u hap një dosje drejtimi “Për ruajtjen e pastërtisë së rinisë dhe inteligjencies” me 4 fashikuj: për arsimin, art-kulturën, shëndetësinë dhe rininë shkollore e studenteske. Drejtime në princip objekti në Tiranë ishin: RTSH-ja, ATSH-ja, Kinostudio, Teatri i Operës dhe Baletit, Pallati i Kulturës dhe Kultura Masive, Teatri Popullor, Instituti i Lartë i Arteve, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, shtëpitë botuese 7 – 8 nëntori dhe “Naim Frashëri”, Galeria e Arteve Figurative, Antena e RTSH-së në Dajt, radiostacionet në Kashar dhe Kamëz, shtëpia ku i themelua PKSH-ja, Estrada e Shtetit dhe Cirku. Listoheshin gati 260 persona si të dyshuar, ndjekur pjesërisht me dosje.  

Në Tiranë për drejtimin e rininë shkollore e studenteske ishin në vëmendjen:

1-Shkollat e larta:

-Fakulteti i Inxhinierisë

-Fakulteti Ekonomik

-Fakulteti i shkencave Politiko-Juridike

-Fakulteti Histori-Filologji

2-Instituti i historisë e gjeografisë

3-Shkollat e mesme:

-“Qemal Stafa”

-“Petro Nini Luarasi”

-“50-vjetori i pavarësisë”

-“Ismail Qemali”

-“Sami Frashëri”

-“Partizani”

-“17 nëntori” Vorë

Gjatë vitit 1980 në sektorin e arsimit në Tiranë vepronin 7 rezidentë, 6 agjentë, 39 informatorë dhe 13 strehues. Në shkallë vendi, në këtë drejtim, po këtë vit ishin 38 rezidentë, 54 agjentë, 228 informatorë dhe 24 strehues. Kryesisht i takonin shkollave të mesme, univeristeteve dhe instituteve. 

Dosja qendrore e këtij lloji u mbyll më 7.9.1982 në bazë të urdhrit nr.01-20, datë 10.8.1982. Si arsye u paraqit se hapjen e tyre e kishin bërë armiqtë që drejtonin më parë MPB-në për t'i bërë keq partisë. Bashkëpunëtorët u zhvendosën në sektorë të tjerë. Kaluan eksperienca të reja. Aktiviteti i mëparshëm mbeti si shenja malit “Shpirag”.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...