Personat që shkruheshin në listat e vdekjes

E mërkurë, 13 February 2019 11:09
 Oficerë të MPB-së. Foto ilustrative. Oficerë të MPB-së. Foto ilustrative.

Nga Kastriot Dervishi

Bazuar në direktivat për veprimet e organeve të MPB-së në kohë lufte, ministri i Punëve të Brendshme, nxori urdhra e udhëzime për personat që duhej të bënin pjesë në listat nr.1, nr.2 dhe nr.3. Referuar urdhrit nr.01-699, datë 14.7.1972 dhe atij nr.120, datë 8.5.1980 “Për kuptimin, kategorizimin dhe evidencimin e elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore për kohë lufte”, përcaktoheshin këto parime:

-“Elementë armiq me rrezikshmëri të theksuar shoqërore” konsideroheshin ata persona që në të kaluarën dhe atë çast zhvillonin “veprimtari të mprehtë armiqësore”, si dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, për të cilët gjykohej se në një situatë të jashtëzakonshme paraqisnin rrezikshmëri aktivizimi.

-“Veprimtari e mprehtë armiqësore” konsiderohej: spiunazhi, terrori, diversioni, pjesëmarrja në organizata kriminale, grupe antiparti, komplote, puç ushtarak, etj. Studimi i “përcaktimit të elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore”, konsiderohej “veprim me karakter të thellë politik” në zbatim të vijës së PPSH-së. Studimi dhe kategorizimi bëhej nga kryetari, zëvendëskryetari, shefi i sektorit të përgjithshëm, shefi i seksionit të sigurimit dhe punëtori operativ. Në fund i jepeshin për mendim sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së së Rrethit.

Evidencimi në lista bëhej në dy ekzemplarë dhe dërgohej në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit, e cila përgatiste praktikën për miratim nga ministri. Pas miratimit, një ekzemplar i dërgohej degës së punëve të brendshme, ndërsa tjetrin e mbante drejtoria në fjalë. Lista punohej në vazhdimësi, bëheshin shtesa ose hiqeshin emra, sipas së njëjtës procedurë. Kategorizimi i listave nr.1 e nr.2 në kampe e burgje, bëhej nga kryetari, zëvendëskryetar i degës së punëve të brendshme dhe operativi i vendit ku buhej dënimi.

-Lista nr.1 përbëhej nga:

Elementë të deklasuar, ish çifligarë, bejlerë, agallarë, bajraktarë, tregtarë të mëdhenj, pronarë fabrikash, etj.

-Oficerë të lartë të kohës së Zogut dhe të luftës.

-Kuadro të shërbimeve sekrete.

-Agjentët e kohës së luftës.

-Drejtues të organizatave të Ballit Kombëtar, Legalitetit, Socialdemokrate (Musine Kokalari), “grupit të deputetëve”, “grupit tekniko-intelektual”, “bashkimit shqiptar”, “komitetit të maleve”, “frontit të rezistencës”, “silogut vorio-epirot”, si dhe pjesëtarët të familjeve të tyre.

-Kuadro të zbulimeve të huaja.

-Të riatdhesuarit që kishin kaluar në kurse e shkolla zbulimi.

-Agjentë të zbulimeve amerikane, sovjetike, angleze, italiane, greke, jugosllave, etj.

-Elementi antiparti dhe pjesëtarët të familjeve të tyre (p.sh. Liri Belishova, Pandi Kristo, Koço Tashko, Todi Lubonja, etj)

-“Elementi armik” në përpunim për veprimtari të mprehtë armiqësore për spiunazh, terror, diversion, organizim, etj, kur kjo dilte e provuar.

-Të dënuarit politikë me rrezikshmëri të theksuar.

(Nga grupet e sipërme, përjashtoheshin ata që kishin ndihmuar luftën ose ndenjur indiferent gjatë saj por mbanin qëndrim të mirë pas lufte)

-Lista nr.2 përbëhej nga:

-Pjesëtarë të familjeve që “kanë tradhtuar atdheun” dhe shërbenin si kuadro aktive të zbulimeve armike.

-Familjarë të të arratisurve që kishin vepruar si “diversantë”.

-Elementë që kishin strehuar e ndihmuar “diversantë”.

-Të gjithë të dënuarit për krime kundër shtetit e pa aktivitet armiqësor.

-Familjarë të personave të pushkatuar për arsye politike.

-Të dënuarit për krime kundër shtetit, por edhe të tjera të një shkalle më të vogël.

-Lista nr.3 përbëhej nga:

-Të dënuar që nuk përfshiheshin në listat nr.1 e nr.2

Për të maskuar korrespodencën, lista nr.1 quhej “C”, lista nr.2 quhej “D”. Për “elementin armik në kampe e burgje për listat 1, 2, 3 përdorej maskimi “DH”, “E”, “F”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...