Kodet që do realizonin ekzekutimet me vdekje të listës nr.1

E Enjte, 14 February 2019 17:53

Nga Kastriot Dervishi

Veprimet me listat nr.1 dhe nr.2 parashikoheshin të bëheshin natën. Llogaritej koha e nevojshme për kryerjen e arrestimeve në nivel zone, lagje, qyteti dhe rrethi, si dhe mënyrën e sigurimit dhe shoqërimit të elementeve të kategorizuar nga vendi i arrestimit në qendrën e zonës e deri ne qendrën e përgjithshme të rrethit, duke parashikuar variantin me automjete e me këmbë. Për zbatimin e tyre do vepronin grupet operative për kapjen, shoqërimin dhe sigurimin e “elementit armik” me bazë zone, lagje dhe qytete të vogla.

Në bazë të direktivës “Mbi funksionet dhe detyrat e forcave të armatosura të MPB-së për kohë lufte”, ministrit i Punëve të Brendshme nxori udhëzimin udhëzimi nr.01-38, datë 22.11.1982 “Për spastrimin e zonës në situatë lufte nga elementët armiq me rrezikshmëri të theksuar”, sipas së cilës në rast agresioni të armatosur nga jashtë, urdhri për veprim me listat nr.1 e nr.2, jepet me shkrim vetëm nga ministri me miratim të Këshillit të Mbrojtjes. Kur ishte e pamundur, urdhri transmetohej me shifër. Me marrjen e urdhrin, kryetari i degës së punëve të brendshme (ose zëvendësi kur mungonte ky) hapte plikon e posaçme dhe vijonte zbatimin e porosive. Punëtorët operativë të Sigurimit ishin përgjegjësit e parë për arrestimet duke pasur njohje fizike të elementëve në fjalë, të cilët i çonin në vendin e caktuar të përqendrimit.

Udhëzimi vijues “Për mënyrën e veprimit të kryetarit të degës së punëve të brendshme me marrjen e urdhrit nëpërmjet shifrës shtetërore për spastrimin e zonës në situatë lufte nga elementët armiq me rrezikshmëri të theksuar”, përcaktonte mënyrën e veprimit. Ministri paraqitej me pseudonim “Erzeni 444” ndërsa kryetari i degës “Shkumbini 555”.

Urdhri që i vinte kryetarit të degës së punëve të brendshme nga ministri me shkrim apo telegrami ishte parullë me kuptim të marrë vesh më parë. Ja rastet e parullave:

-“Sateliti doli nga kozmosi”. Sapo merrte këtë kryetari i degës merrte masat për ekzekutimin e personave që bënin pjesë në listën nr.1.

-“Raketa kozmike u shkatërrua”. Jepej në rastet kur ekzekutimi i listës nr.1 ishte bërë.

-“Prova doli me sukses”. Ishte parulla me të cilën kryetari i degës së punëve të brendshme njoftonte ministrin për përfundimin e detyrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...