1991/Kiço Mustaqi: “Zëri i Amerikës” financohet nga organizatorët e grushteve të shtetit në Afrikë dhe Amerikën Latine

Diel, 24 February 2019 17:51

Nga Kastriot Dervishi

Më 10 shkurt 1991, ATSH-ja pyeste ministrin e Mbrojtjes Popullore, Kiço Mustaqin në lidhje me një intervistë që ishte dhënë në Radion “Zëri i Amerikës”. Ato kohë flitej se ushtria mund të organizonte një grusht shtetit, ngaqë drejtuesit e saj ishin në masë të madhe enveristë dhe as e kuptonin sistemin e ri pa idhullin e tyre të krimit. Në përgjigje, Kiço Mustaqi, i cili ishte enveristi nr.1 i ushtrisë akuzoi “Zërin e Amerikës” se financohej nga shteti që organizonte grushte shteti në vende të Afrikës dhe Amerikës Latine. Pra, megjithëse vendi ynë kish nisur ndryshimet, ende drejtuesit e PPSH-së qanin hallin e vendeve të botës së tretë dhe regjimeve diktatoriale të rrëzuara atje. Koha tregoi se në shkurtin e vitit 1991 Shqipëria ishte përpara rrezikut të rënies në një juntë ushtarake. Mustaqi qëndroi ministër deri në prill 1991. Qëndroi deputet i Partisë së Punës dhe pas qershorit, i Partisë Socialiste.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Politikë

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Një karikaturë e Kosta Rakës,  cila tregon situatën ekonomike në vend, është bërë hit në rrjete sociale. Në këtë karikaturë, shihet kryeministri Edi Rama që në shpinë mban çantën e...

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Aktualitet

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare. Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake. Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë...

Edmond Panariti: Marrëzia e madhështisë së mjerimit!

Politikë

Edmond Panariti: Marrëzia e madhështisë së mjerimit!

Ish-ministri Edmond Panariti i është referuar revistës Monitor mbi raportin e Bankës Botërore, ku thuhet se Shqipëria me nivel varfërie 35%, është vendi më i varfëri në planet. Ai shpjegon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!