Mehmet Shehu më 27 maj 1968: Sigurimi ynë jashtë shtetit është një zero e madhe

Saturday, 02 Mars 2019 17:51

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë analizës së bërë rreth punës së Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB (Zbulimit Politik) gjatë vitit 1967, sipas raportit të datës 22.5.1968, i cili i ish dërguar në linjë shtetërore kryeministrit Mehmet Shehu dhe sekretarit të KQ Hysni Kapo, i pari ka shfaqur haptas pakënaqësinë për punë e zbulimit. Shehu kishte vënë disa shënime fletë për fletë, por më kryesori ishte i faqes së parë duke shkruar:

“Unë jam dakord, por gjer më sot, nuk ia kemi parë hairin Zbulimit. Ne nuk dimë akoma se ç’po thuret kundër nesh: në Jugosllavi, në Greqi, në Itali, SHBA (NATO), në BS. Përderisa s’dimë këtë (d.m.th. qëllimet dhe planet e veprimit të armikut kundër nesh), çdo gjë tjetër është një zero e madhe. Kur do ta di unë këtë? Ato që na keni thënë gjer më sot, në përgjithësi i lexojmë në shtypin e armikut çdo ditë, bile edhe më parë se “t’i riformuloni” juve. Ne jemi akoma krejtësisht të pakënaqur nga Zbulimi ynë”.

Kësisoj, Shehu vërente se aftësia zbuluese e Zbulimit ishte zero në drejtimet që mund të kishte një zbulim i një vendi. Por ajo që kishte thënë para kohe Shehu ishte se kjo gjë nuk mund të thuhej kaq hapur. Në të njëjtën praktikë, Hysni Kapo shkruante mbi raport se kishte ngelur i kënaqur nga raporti mbi punën e Zbulimit.

Pasi doli i nxituar në këtë përfundim, duke pasur parasysh rivalitetin e tij me Hysni Kapon, Mehmet Shehu u mundua ta rregullojë disi opinionin e mëparshëm. Për këtë arsye ai thërret Kadri Hazbiun e i thotë se ishte nxituar në formulimin që kishte lënë. Si duket edhe shënimi i Hysni Kapos kishte bërë të vetën. Megjithatë të vërtetën e kishte thënë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Një gur në Mars pagëzohet “Rolling Stones”

Teknologji

Një gur në Mars pagëzohet “Rolling Stones”

Fama e Rolling Stones, muzika e të cilëve për dekada ka patur përmasa globale në Tokë, tani shtrihet edhe më tej, në planete të tjera. Grupi ka zbarkuar në fakt në...

Vuloset e ardhmja e Elseid Hysajt

Sport

Vuloset e ardhmja e Elseid Hysajt

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ka qenë një nga emrat më të përfolur në merkaton verore, me interes nga klube të ndryshme, teksa ëm afër nga të gjithë duket...

Domethënia e gurit të çmuar që Dua mori dhuratë nga i dashuri

Show-biz

Domethënia e gurit të çmuar që Dua mori dhuratë nga i dashuri

Dua Lipa ka marrë një nga dhuratat më të veçanta në jetën e saj nga i dashuri Anwar Hadid. Dua Lipa mbushi dje plot 24 vjet dhe ishin të shumtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!