1952/Masa ndaj Spiro Kolekës, nënshkroi te dokumentet e fashizmit

Tuesday, 19 Mars 2019 17:59
Faksimile e mbledhjes së Komitetit Qendror Faksimile e mbledhjes së Komitetit Qendror

Nga Kastriot Dervishi

Pas djegies e shkatërrimit të arkivave në kohën e Haxhi Qamilit, masakra e vërtetë ndaj tyre, ndodhi në kohën kur komunistët, këta shkatarraqë të pashembullt, morën pushtetin. Ndërsa Haxhi Qamilit dhe lëvizja e tij shkatërruan e dogjën dokumente të viteve 1912-1915, haxhiqamilët komunistë, shkatërruan një numër të madh dokumentesh të periudhës 1920-1944, duke bërë edhe në këtë fushë dëme të pallogaritshme në trashëgiminë tonë dokumentare. Duke qenë krejt të paditur në punët e shtetit, shkatërrimin e këtij të fundit e filluan me themelin, pikërisht me dokumentet. Përveç shumë dokumenteve të keqtrajtuara, prishura, asgjësuara e të çuara në Jugosllavi, një pjesë të mirë të tyre i përdorën për të shkruar nga ana e kundërt, e bardha e tyre. Kam pasur rastin të prek plot dokumente të tilla, në të cilat origjinali i kohës së Zogut apo luftës, pasohej me një tekst nga koha e PPSH-së në anën e pasme. Sigurisht këto janë praktika të gabuara nga çdo pikëpamje edhe nga arkivistika. Duke qenë se shkrimin e letrave nga ana e kundërt komunistët e kishin bërë bozë, bënë gati për të nisur një letër të tillë edhe për qeverinë sovjetike. Për tersin e tyre, origjinali ishte me stemën e fashizmit, dokument i dalë nga Mëkëmbësia (organ që funksionoi në vitet 1939-1943 me drejtues përkatësisht Jakomonin dhe Parianin). Çështja u bë e madhe. Plenumi i 3-të i KQ të PPSH-së, në mbledhjen e datës 12.8.1952, diskutoi edhe për këtë çështje, duke e mbyllur me një masë ndaj Spiro Kolekës.

Pjesë nga mbledhja

Shoku Enver Hoxha: Shoku Spiro Koleka më propozoi t’i bënim një kërkesë qeverisë sovjetike për të na ardhur dy arkitektë nga Bashkimi Sovjetik. Byroja Politike e aprovoi propozimin dhe u ngarkua Spirua të bënte letrën. Më vjen mua një letër ku nga prapa ka stemën e fashizmit. Kush është përgjegjës për këtë? Letrat kanë qenë të Luogotenencës, i kanë prerë dhe kanë bërë shkurtimin. Mund t’i dërgohet qeverisë sovjetike një letër e tillë? Spirua pretendon se nuk e ka ai fajin dhe në Kryeministri nuk paska letër tjetër. Ky më duket një qëndrim jo i drejtë nga ana e Spiros. 

Shoku Spiro Koleka: Kërkesa më është ngarkuar ta bëja unë. E bëra dhe konceptin ia dërgova shokut Enver dhe ai m’u kthyer me korrigjim. Ja kam dërguar Haxhi Kroit, sekretarit teknik të Byrosë Politike dhe unë pres të më vijë nga Haxhiu letra. Si vjen ja jap Irfanit (Çelkupa-sekretar i përgjithshëm i qeverisë-shënim). Kur Mihali më thotë dje se ajo shkresë ka pasur nga pas numrin e datën e luogotenecës. Mundet edhe të gaboj këtu, po më duket se nuk duhej të ishte bërë një zhurmë kaq e madhe nga Mihali për këtë çështje. Nga ana tjetër Irfani thotë se Ministria e Punëve të Jashtme ka nga letrat e mira të Kryeministrisë. Këtu u tha se qëndrimi im nuk është komunist, le të diskutohet e të vendoset këtu në plenum.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...