1992/Si u hoq ylli i kuq sovjetik nga flamuri kombëtar dhe stema shtetërore

Diel, 14 Prill 2019 18:00
Ligji që hoqi yllin e kuq dhe Kuvendi Popullor në vitin 1992 Ligji që hoqi yllin e kuq dhe Kuvendi Popullor në vitin 1992

Nga Kastriot Dervishi

Komunistët e vendosën yllin e kuq në flamurin kombëtar qysh në vitin 1944. Sigurisht pa pasur asnjë vendim apo ligj. Për herë të parë, me miratimin e kushtetutës së re, të shpallur me dekretin nr.24, datë 15.3.1946 në artikullin 94, u vendos:

“Stema e shtetit të Republikës Popullore të Shqipërisë përfaqëson një fushë të pështjellur me dy tufa kallinj gruri. Tufat me kallinj gruri janë lidhur në funt me kordhelë, ku është shkruar data 24 Maj. Në mes të majrave të kallinjve ka një yll të kuq me pesë çepa. Në mes të fushës ka një shqiponjë të zezë me dy krerë”.

Ky parim u ruajt edhe në kushtetutën e vitit 1950 si dhe në atë të vitit 1976. Kushtetuta e miratuar me ligjin nr.5506, datë 28.12.1976, u shfuqizua me ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”. Pavarësisht se u shfuqizua kushtetuta e vitit 1976, pjesa e yllit të kuq dhe stemës, ngeli në fuqi sepse dispozitat e reja nuk e parashikonin ndryshimin. Kjo sepse Partia e Punës nuk pranonte ndryshime. Në fundin e vitit 1990, gjithë vitin 1991 antikomunistët e Shqipërisë e kishin bërë fakt të kryer heqjen e yllit të kuq komunist nga flamuri dhe vende të tjera. Kjo gjë duhej bërë edhe juridikisht. Në mënyrë paradoksale, brenda sallës së Kuvendit Popullor qëndronte një stemë e madhe e shtetit me yllin e kuq dhe 24 majin, e cila nuk kish qenë aty as në kohën e diktaturës.

Pas zgjedhjeve të datës 22.3.1992, më 4.4.1991 çeli punimet Kuvendi Popullor. Meqë nuk ishte përfshirë në dispozitat e reja, u bë miratua një ligj i posaçëm. Shumica, Partia Demokratike, kërkoi ndryshimin e stemës dhe heqjen e yllit të kuq komunist nga flamuri në mbledhjen e datës 7.4.1992. Kësisoj, u miratua ligji nr.7558 “Për flamurin, stemën, himnin kombëtar, festën kombëtare dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë”, i përbërë nga 7 nene. Ligji vendosi heqjen nga flamuri dhe kapela ushtarake e yllit të kuq, si dhe heqjen nga përdorimi të stemës së vjetër të shtetit, edhe kjo model jugosllav, me 24 majin 1944 në të.

Në mënyrë paradoksale, megjithëse Shqipëria nga viti 1991 kishte hyrë në një rend të ri, ylli i kuq dhe stema e shtetit vijonin të ishin të pranishme. Pas miratimit të ligjit në fjalët, në periudhën prill-shtator 1992 ushtarakët nuk kishin asnjë lloj simboli në kapelat e tyre.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...