“Hero i Popullit” në komunizëm, por i paguar nga fashizmi më parë

Premte, 19 Prill 2019 09:16

Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentacionin e viteve 1939-1943, do të gjesh plot “antifashistë” të 1944-s. Me poste zyrtare, me përfitime materiale, etj, pikërisht në kohën kur kampet e fashizmit mbusheshin me antifashistë antikomunistë. Sepse komunistët i urrejnë jashtëzakonisht antifashistët antikomunistë. Nuk i durojnë dot. Se këta "antifashistët" që u bënë komunistë, vetëm fundin e luftës kanë "heroik". Le të shohim rastin që sjell sot.  

Me vendimin nr.873, datë 21.5.1940, Këshilli i Ministrave vendosi që pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit të vitit 1935, t’i paguheshin rrogat përkatëse nga Ministria e Financave. Personi më i njohur në këtë vendim është Zylyftar Veleshnja (Çela). Në kohën e grushtit të shtetit, ky ishte ngarkuar nga organizata të kryente disa atentate kundër drejtuesve të shtetit. siç edhe dihet, regjimi fashist i kishte shumë për zemër këta që kishin kryer kësi punësh. Nuk mund t’i linte Zylyftari pa marrë rrogat e regjimit fashist. Sigurisht me atë kredencial i plotësonte të gjitha kushtet. Në vitin 1945 Zylyftari dha shumë dënime me vdekje në Berat, duke çuar në plumb gjithë parinë e asaj prefekture, duke i akuzuar si fashistë. Në vitin 1949 Zylyftarit iu dha titulli “Hero i Popullit”. Sot emrin e tij e mbajnë rrugë e shkolla si “antifashist” i madh.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...