1939/Letra, Manush Myftiu kërkon bursë nga regjimi fashist

E mërkurë, 01 May 2019 18:30

Nga Kastriot Dervishi

Në të njëjtën dosje që mbante Enver Hoxha ku ndodhej dokumenti i Nexhmije Xhuglinit si anëtare e Partisë Fashiste, ndodhen dhe një numër dokumentesh të tjera për anëtarë të rëndësishëm të kësaj partie për aktivitetin e tyre para vitit 1944. Pjesën më të madhe të komunistëve që pretendojnë se janë antifashistë, do t’i gjesh të përlyer në aktivitete fashiste, ndërsa dukja e tyre gjasme “antifashiste”, i takon kohës kur fashizmi vetëm ekzistonte në Itali. Këta "antifashistët" tanë komunistë janë të tillë vetëm në vitin 1944. Deri këtë kohë janë ngjyer me makarona fashiste. Sjell sot një letër të vitit 1939 të ish anëtarit të Byrosë Politike, ish ministrit dhe zëvendëskryeministrit Manush Myftiu. Është kjo pjesë e një praktikë që nis me një shkollim, por përfundon me nënshkrimin e një prej kuadrove të lartë të regjimit fashist (nesër firma e tij). myftiu i kërkon ministrit të Arsimit, bursë për të vëllain. Në fund, nënshkruan me vitin fashist.

Shkëlqesisë së tij Ernest Koliqi, ministrit të Arsimit, Tiranë

Shkëlqesë,

I nënshkruari Manush Myfti, nga e banues në Vlorë, kam nderin të parashtroj se duke u ndodhur 6 bonjakë (motra e vëllezër), një nënë dhe një gjyshe me një pasuri të vogël dhe të penguar për borxhe, kam patur tim vëlla, të dytin në liceun “Metz” në Francë ku paguaja vetëm 360 franga ari në vit dhe ndo 10 franga ati të tjera si shpenzime shkollore. Duke u ndodhur unë në pamundësi të përballoj shpenzime të rënda që imponon vlera e parasë italiane dhe shpenzimet tjera të cilat vetëm këto në barazim të franga arit me liretën kapërcejnë të gjithë pagën e vitit shkollor të tim vëllai në Francë. Lutem pra që të mos mbeten im vëlla, i quajturi Sulejman Myfti, i pashkollë, të kini mirësinë t’i akordohet një bursë për “Touritto Nazionale” të Romës. Me bindje se shkëlqesia juaj do marrë parasysh lutjen time dhe do të ketë mëshirë për vëllanë tim, ju lutem pranoni nderimet e mia.

Vlorë, 11 shtator 1939, XVII, Manush Myfti

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...