1943/Si e vranë, vodhën dhe dogjën komunistët Libohovën

E mërkurë, 08 May 2019 18:26

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të korrikut fillim gushti 1943, forcat komuniste të disa batalioneve e çetave sulmuan fshatin Libohovë. Nuk bëhej fjalë për kurrfarë pushtuesi, por veprim i pastër antishqiptar. Libohovitët mbronin shtëpitë e tyre. Veprimet e komunistëve që ia kalonin atyre të pushtuesve u shoqëruan me vrasje, djegie shtëpish dhe vjedhje pasurie. Raporti i një komandanti çete flet për ngjarjen, e cila nuk ka fashistë, por civilë që mbrohen dhe komunistë që sulmojnë. Shefqet Peçi kishte inati të vjetra me Libohovën, qysh nga vitit 1924 kur shërbente si roje e bejlerëve.

 

***

Raporti i datës 2 gusht 1943 i komandantit të çetës “Toto Bolena” Iljaz Kofina për komandën e batalionit “Asim Zeneli” për luftimet ndaj civilëve në Libohovë (ekstrakt)

Më datën 2 gusht 1943 u mblodh çeta “Toto Bolena” dhe në kritikën që bëri u shënuam këto pika:

1-Plani i dhënë për rrethimin e Libohovës ishte i mirë, por nuk u plotësua rrethimi prej batalionit të Zagorisë në kohën e caktuar.

2-Sa për rrethimin e dytë (të kalasë) nuk pati plan sulmimi fare, as pikë të caktuar se ku ishte kalaja, udhëheqësit vendas u fshehën qysh në fillim.

3-Deri në kapjen e qytetit, skuadërkomandantët dhe komandantët e çetës “Toto Bolena” kanë qëndruar shumë mirë, pastaj kush  më parë e kush më pas, nuk patën lidhje të rregullt.

4-Tërheqja ka krejt e çrregullt, boria nuk është dëgjuar në shenjën e tërheqjes në të gjithë shokët, mbasi ka rënë fare rehat.

5-Tërheqja ka qenë e nevojshme, vrasja e shokëve nuk ka (bërë) përshtypje të mirë, mbasi ka munguar plani i rregullt për sulmin e kalasë. Sulmi i kalasë është bërë vetëm prej pak shokëve pa mos ditur drejtimin dhe pikën e caktuar për sulm.

6-Djegia e shtëpive ka qenë shumë e pëlqyer, mundësisht të ishin djegur gjithë shtëpitë e tradhtarëve.

7-Shokët e çetës “Toto Bolena” të gjithë kanë luftuar mirë në afërsitë e kalasë nga pjesa verilindore. Më të shquar kanë qenë këta shokë: nënkomandant Sulo Vehipi, ekonomi Ymer Ago, nënkomisar Sheme Beqiri, Dervish Leli, Et’hem Haxhi. Në krye të këtyre luftëtarëve ndodhej komisari politik i batalionit “Asim Zeneli” shoku Shefqet Peçi dhe zv/komandanti Fuat Iljazi e Ferhat Seferi. Gjatë luftës mbeti i vrarë Kabo Kabi nga Borshi, i datëlindjes 1920, marrë pjesë në çetën “Toto Bolena” më 7 korrik 1943...Të plagosur Et’hem Haxhi nga Kuçi dhe Male Ceka nga Borshi.

Autokritikë:

1-Organika e çetës. Mosmbajtja e rregullt e ndërlidhjes me çetat e tjera ndërmjet skuadrave të çetës në sulmin e brendshëm (në kala)

2-Çeta për mostërheqjen e rregullt.

3-Çeta për lënien e shokëve të vrarë në fushën e luftës dhe dokumentet e të vrarëve.

Autokritikë personale:

-Abdyl Haki. Për mbetjen prapa në tërheqjen pa patur lidhje me çetën.

-Ymer Ago e Sheme Beqiri. Për moskujdesje në ngritjen e shokut të vrarë.

-Dervishi Leli me shokë. Për nisje dhe mosmarrje të të vrarit.

Kritikë...

-Çetës “Çerçiz Topulli”. Që nuk është parë brenda qytetit dhe në rrethimin e kalasë dhe për mospërdorimin e mortajës.

-Çetës “Avni Rustemi”.Për mospërdorimin e mortajës që ishte caktuar, qëlloi kalanë dhe për marrje sendesh në shtëpi private, si duhan, etj.

-Çetës “Hajredin Tremishti”. U janë parë këpucë e sende të marrë në shtëpira .

Modifikuar më E mërkurë, 08 May 2019 18:36

1 koment

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Humbën kontaktet në Theth, pas disa orësh kërkime gjenden tre turistët anglezë

Aktualitet

Humbën kontaktet në Theth, pas disa orësh kërkime gjenden tre turistët anglezë

Tre turistë anglezë në zonën turistike malore të Thethit mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë. Pas disa...

Belgjika nën ethet e zgjedhjeve

Politikë

Belgjika nën ethet e zgjedhjeve

- Bashkësia Shqiptare e Belgjikës i jep vendit një plejadë të re politikanësh - Eden Babani, Bruksel 1 Belgjika është ndezur e tëra nga ethet e zgjedhjeve të 26 majit, teksa afrimi...

Lë në mes dasmën e tij për t’i shpëtuar jetën të moshuarës, heroi shqiptar ‘pushton’ mediat italiane

Bota Shqiptare

Lë në mes dasmën e tij për t’i shpëtuar jetën të moshuarës, heroi shqiptar ‘pushton’ mediat italiane

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!