“Gjyqësori nuk e duartroket ekzekutivin”

Diel, 12 May 2019 18:21
Disa nga anëtarët e Trupës së Gjykatës së Diktimit Disa nga anëtarët e Trupës së Gjykatës së Diktimit

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet ’30 në Shqipëri u formua një trup gjyqësor gati i pabesueshëm për nga niveli i ndershmërisë e profesionalizmit. Gjykata e Diktimit (sot Gjykata e Lartë) ishte niveli më i larë i pushtetit gjyqësor. Kjo trupë vijoi të ushtroi funksionet gjatë luftës dhe në vitet e para të regjimit komunist. Enver Hoxha nuk e shkatërroi sepse asaj nuk i la çështje politike, por vetëm civile. Me çështje politike merreshin gjykatat partizane. Një ditë maji, i vitit 1946, anëtarët e Gjykatës së Diktimit, u lajmëruan se me rastin e parakalimit për ditën e punëtorëve, trupa e duhej t’i bashkëlidhej turmës që përshëndeste kryeministrin Enver Hoxha. Neki Delvina e refuzoi këtë veprim me përgjigjen se gjyqësori si pushtet më vete, nuk parakalon e nderon ekzekutivin, kushdo qoftë ky. Sigurisht, pas disa ditësh, u shkarkua nga detyra dhe ngeli pa pension. Komunistët nuk i njihnin për pension vitet që nuk i takonin shtetit të tyre. Për raste të veçanta, duhej një lutje dhe miratim nga Këshilli i Ministrave. Muaj më vonë, u krijua një rrethanë e cila pas një lutje mund t’i krijonte mundësinë Neki Delvinës të përfitonte pension. Mjaftonte të bënte një lutje. I saponjohur me këtë rrethanë, ish gjykatësi i lartë Neki Delvina refuzoi kategorikisht. Pranonte pension vetëm nëse një gjë e tillë do t’i mundësohej të gjithë kolegëve të tij të Gjykatës së Diktimit.

 

Modifikuar më Diel, 12 May 2019 18:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Show-biz

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Këngëtarja Ingrit Gjoni i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit. Para disa orësh këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet nudo, teksa ka hedhur mbi...

Merkel kritikon qëndrimet raciste të presidentit Trump

Globi

Merkel kritikon qëndrimet raciste të presidentit Trump

Kancelarja gjermane kritikoi ashpër Presidentin e SHBA.-së Donald Trump, për rrëmujën e krijuar me kritikat kundër grave kongresiste të Partisë Demokratike. Trump po e dëmton kështu fuqinë amerikane. Kancelarja gjermane Angela...

Dhoma e Tregtisë sërish në zgjedhje

Ekonomi

Dhoma e Tregtisë sërish në zgjedhje

Ndërhyrjes se politikës nuk ka mundur t`i shpëtojë as Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Gati një muaj pas zgjedhjes se Elisabeta Katiaj është vendosur rizhvillimi i zgjedhjeve për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!