Nexhmije Hoxha vetëm një herë ka qenë fashiste, dajën vetëm një herë e kishte ballist

Hënë, 13 May 2019 18:34
Fletëanketa e neofashistes Nexhmije Xhuglini në vitin 1941 dhe faksimile e fjalës së E.Hoxhës në vitin 1952 Fletëanketa e neofashistes Nexhmije Xhuglini në vitin 1941 dhe faksimile e fjalës së E.Hoxhës në vitin 1952

Nga Kastriot Dervishi

Nuk mund të ishte jashtë gjoja debatit për luftën shefja e agjitacionit komunist, udhëheqësja morale e shpirtërore e çdo kalbësire komuniste, Nexhmije Hoxha. Në llogoren e kuqe, ajo nxori kryet duke dhënë alarmin se po ngjallej “neofashizmi”. Pavarësisht se fashizmi ka ngordhur në Itali, andej ku lindi dhe ku shoqja Nexhmije si fashisto-komuniste ka dhënë kontributin e vet, ajo kërkon "ta mbajë gjallë" vetëm në Shqipëri. Sipas gjuhës tejet demode të komunistëve, “neofashizëm” sot quhet çdo kundërshti komuniste, apo veçanërisht ai i evidentimit të krimeve të komunizmit. Nëse fashizmi qëndroi në Shqipëri për 4 vjet, në vitet 1939-1943, komunizmi i burrit të Nexhmijes qeverisi për 46 vjet. Nuk la familja shqiptari pa trazuar, pa i vjedhur pasurinë, pronën, lirinë, etj. Nuk la brez pa trazuar. Me triska e me gjak e nisën dhe me triska e me gjak e bitisën. Nuk ka të krahasuar për nga gjenocidi me asnjë rend e pushtues tjetër që ka parë toka shqiptare. Nëse fashizmi i luftës do krahasohej me komunizmin e pasluftës, fashizmi do të dukej tejet human. Fashizmi nuk të përndiqte politikisht në bazë familje, nuk të merrte pronën dhe të jepte mundësinë të udhëtoje lirisht. Komunisti i burrit të Nexhmijes, të vriste, të internonte familjen, të përndiqte brez pas brezi, të mohonte shkollën, punën, banesën, pronën, lirinë e lëvizjes, etj. Pra shiheni cili ishte fashizmi i vërtetë i Shqipërisë. Nexhmije Hoxha në fakt ka bërë pjesë në “forumin rinor fashist” (GLA). E ka pranuar vetë dhe bashkëshorti i saj. Jo vetëm në dokumentet që mbante partia për të, por edhe në diskutimet me rastin e kongresit të dytë, këto fakte vërtetohen kollaj fare. Tani për çfarë neofashistësh flet fashisto-komunistja Nexhmije Hoxha? Për çfarë ballistësh flet ekipi i saj, kur kjo edhe dajën e ka pasur ballist dhe ia kanë vrarë komunistët? E bukura është se si Enveri, si Nexhmija thonë se vetëm “një herë ka qenë fashiste” e përmendura. Po pse sa herë duhej të ishte kjo?

Deklarimi i Enver Hoxhës

Më 3 prill 1952 kur diskutoheshin kandidaturat në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Në këtë fjalë, Enver Hoxha thotë:

“Biografinë, shoqja Nexhmije e ka të mirë, vetëm një herë ka qenë në GLA. Rrjedh nga shtresë nëpunësi të ulët. Që kur ishte e re ka punuar kundra italianëve dhe bënte pjesë në grupin komunist të Shkodrës. Vazhdimisht ka punuar me rininë dhe gjatë kohës që është hedhur në ilegalitet ka punuar edhe në forume. Çështjet i kupton mirë, vetëm se duhet të bëjë më shumë përpjekje për ngritjen e saj dhe të punojë me më shumë vullnet se shumë herë i heq zvarrë çështjet. Asaj i duhet gjithashtu të përmirësojë edhe metodën e punës pse merret me shumë gjëra të vogla. Gabime në vijë nuk bën pse është edhe vigjilente. Një e metë e saj është se pak i ka ndihmuar vartësit e saj dhe shumë pak ka shkuar në terren. Ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje për lartësimin e saj pse është në sektorin e agjitpropit dhe megjithatë dhe megjithatë nuk hap shumë libra me dorë dhe gjithnjë e sheh me shkresa. Kështu sigurisht që nuk mund të kalohet me njerëzit e agjitpropit. Këto të meta, ajo i ka, po ne mendojmë se i ka garancitë për të qenë në listë”.

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 18:50

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vdekja e shkencëtares në Greqi, autori i dyshuar djali i një prifti, viktima u përplas me makinë më pas u përdhunua dhe u vra

Aktualitet

Vdekja e shkencëtares në Greqi, autori i dyshuar djali i një prifti, viktima u përplas me makinë më pas u përdhunua dhe u vra

Zhdukja dhe më pas vrasja e shkencëtares amerikane Suzanne Eaton në Kretë zuri titujt e mediave greke dhe jo vetëm. Misteri që mbuloi zhdukjen e 59-vjeçares pasoi me lajmin për...

Aksidenti në Elbasan/ Të plagosurit rëndë, me urgjencë drejt Tiranës

Kronikë

Aksidenti në Elbasan/ Të plagosurit rëndë, me urgjencë drejt Tiranës

Dy të plagosurit e aksidentit në Paper të Elbasanit, që mbetën të bllokuar në mjet, janë transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për ndihmë mjekësore të specializuar. Burime policore thanë...

Kriza, reagon PLL, Shpëtim Axhami: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve, por standardet dhe pa Ramën kryeministër

Politikë

Kriza, reagon PLL, Shpëtim Axhami: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve, por standardet dhe pa Ramën kryeministër

Partia Lëvizja e Legalitetit përmes një deklarate sot komenton zhvillimet politike në vend si dhe ndalet tek kriza që ka mbërthyer vendin. Në deklaratën shpërndarë për mediat kreu i PLL...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!