1943/Kristo Themelko: “Nacionalistët janë derra, duhen zhdukur”

Tuesday, 28 May 2019 17:54
Në foto: Trakti i Ballit Kombëtar, letra e Kristo Themelkos dhe të akuzuarit për krime lufte Kristo Themelko e Miladin Popoviçi Në foto: Trakti i Ballit Kombëtar, letra e Kristo Themelkos dhe të akuzuarit për krime lufte Kristo Themelko e Miladin Popoviçi

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të tetorit 1943 komunistët e çetës së Pezës vranë dy të rinj nacionalistë. Disa ditë më parë i kishin marrë peng dhe i mbanin të izoluar. Përveçse i akuzonin se ishin “nacionalistë”, nuk kishte asnjë elementë dyshues për të motivuar masakrimin dhe marrjen e jetës. Në këtë vrasje janë implikuar komisari i çetës së Pezës, bullgari Kristo Themelko dhe emisarët jugosllavë që ishin drejtues të lëvizjes nacionalçlirimtare. Themelko i quan nacionalistët dhe njerëzit e shkolluar “derra”.

Më 25 tetor 1943, Kristo Themelkos që shkruante me pseudonimin “Shulja”në një letër për “Hysenin” dhe “Detit” bën të njohur edhe faktin e vrasjes së dy të rinjve nacionalistë:

“Ka nja dy ditë që shokët e Kavajës na kanë pru dy ballistë të arrestuar dhe sipas informatave që kemi ba, këta janë të rinisë së Ballit dhe janë të rrezikshëm. Janë Qeramudin Sulo, Besnik Çano (emrat shkruhen me gabime-shënim) të dy ish studentë. Presim për këtë përgjigje të shpejtë që të dimë si të veprojmë. Unë mendoj që me i pastru këta derra në rast se janë të rrezikshëm. Shokët nga Kavaja që m’i kanë dërguar m’i kërkojnë prapë e thonë se duhet t’i këmbëjmë me ata të Fierit, pra presim përgjigje të shpejtë që të dimë se si janë, se ne jemi ushtarakë dhe do t’i zhdukim, sa për kështu jemi të fortë ne të Pezës”.

Balli Kombëtar me anë të një trakti njoftoi se dy djemtë: studenti i inxhinierës Besnik Çano dhe gjimnazisti i Tiranës Qeramundin Sulo, udhëtonin nga kryeqyteti për në jug, teksa ishin ndaluar në Kavajë. Prej këtu u dërguan në qendrën e partisë terroriste-komuniste me akuzën se ishin “nacionalistë”. Balli kish hyrë në bisedime, por komunistët i kishin vrarë, duke u masakruar në një pyll.Trakti i Ballit kushtuar dy martirëve akuzonte drejtuesit e lëvizjes ngacionalçlirimtare Dushan Mugoshën dhe Miladin Popoviçin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...