Sevo Tarifa nga sekretar i Enverit, shef te Nexhmija

Diel, 02 June 2019 18:26
Dy emërimet pranë familjes Hoxha dhe biografia e vitit 1975 Dy emërimet pranë familjes Hoxha dhe biografia e vitit 1975

Nga Kastriot Dervishi

Ata që kanë shërbyer pranë njerëzve të regjimit më terrorist që ka njohur historia e Shqipërisë, atij të Enver dhe Nexhmje Hoxhës, tashmë nuk kanë asnjë skrupull, kanë dalë hapur në mbrojtje të tij. I shohim përditë teksa krimet e atij regjimi i paraqesin si veprime normale. Sigurisht fillojnë këtë propagandë nga koha e “luftës”, të cilën nëse do e shohësh me kujdes, do të rezultojë se këta janë fare periferikë e pa asnjë kontribut, kryesisht “luftëtarë” të orës së fundit. Kontributi i tyre i vërtetë është për diktaturën komuniste, kohën kur shqiptari pësoi atë që nuk ua kishte bërë asnjë pushtues, pikërisht atë kohë, kur kaloi nga eksperimenti në eksperiment, nga uria në uri, nga krimi në krim. Njëri prej këtyre agjitatorëve të sotëm është edhe Sevo Tarifa. Le të kujtojmë dy emërime kryesore të tij dhe pak jetëshkrim.

Në vitet 1950-1965 është marrë me drejtimin komunist të rinisë në Elbasan dhe Durrës. Në vitet 1965-1966 është zëvendëskryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Tiranë (e vetmja detyrë shtetërore e tij) dhe në vitet 1966-1970 ishte sekretar i Komitetit të PPSH-së Gjirokastër.

Me vendimin nr.25, datë 20.3.1970 Sekretariatit, u emërua sekretar i sekretarit të parë të KQ të PPSH-së, Enver Hoxha.

Me vendimin nr.57, datë 26.4.1975 të Sekretariatit, u emërua shef i Sektorit të Botimeve të Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Më vonë u gradua deri zëvendës i gruas së Enver Hoxhës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...