1974/E.Hoxha me ambasadorin kinez: Italia vend i prapambetur, ka 30 milion minj

Hënë, 03 June 2019 18:27

Nga Kastriot Dervishi

Për të kuptuar çfarë udhëheqësish kemi pasur, ndër të tjera na shërben ballafaqimi midis asaj që është deklaruar dhe asaj që ka provuar koha. Janë plot raste kur deklarimet e udhëheqësit komunist E.Hoxha mund të shërbejnë sot si bazë e mirë humori, sidomos në rastet kur i qanin hallin shteteve të mëdhenj. Në darkën e datës 29.9.1973 të Enver Hoxhës me ambasadorin kinez Liu Xhen Hua, në hotel “Dajti” në Tiranë u zhvillua ndër të tjera një bisedë pa objekt. Pas vizitës së presidentit amerikan në Kinë në vitin 1972, tematika e E.Hoxhës me bashkëbiseduesit kinezë në shumë raste nuk ka qëllim, por zhvillohet për procedurë. Këtu, hallemadhi internacionalist ka folur për Italinë e varfër dhe përhapjen e miut atje (në Romë sidomos). Se i kish “kopsitur” punët të gjitha këtu.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: Italia jugore është vendi më pis në Europë, gjë që e pohojnë edhe vetë italianët. Sipas agjencive të tyre del që në Romë ka rreth 30 milionë minj. Kështu që çdo banori të kryeqytetit italian i bien mesatarisht  nga 15 prej tyre bartësve të mikrobeve.

Liu Xhen Huan: Minjtë sjellin sëmundjen e mortajës që ne e quajmë ndryshe edhe sëmundja e minjve, shumë e rrezikshme edhe kjo pas kolerës.

Enver Hoxha: Italia është një vend borgjez, ku mbretëron një korrupsion dhe një prapambetje e madhe. Pjesën e vendit që nga Firence e lart e quajnë Itali, kurse andej poshtë, në jug, nuk e quajnë kështu, sepse kjo pjesë është krejt ndryshe nga ajo e veriut. Tani, me rastin e kolerës, ashtu siç ndodh gjithmonë, në jug vdesin njerëz më shumë se në veri. Në qoftë se në Firence vdes një kalama, në Napoli vdesin 7. Një me shtatë është raporti i mortalitetit infantil midis Italisë jugore me atë të veriut.

Liu Xhen Huan: Kjo është e vërtetë. Në Itali ka kontradikta të mëdha midis pjesës së jugut dhe asaj të veriut. Populli në jug të Italisë është i varfër.

Enver Hoxha: Shumë i varfër dhe analfabet.

Liu Xhen Huan: Nga Italia shkojnë shumë krahë pune në Gjermaninë Perëndimore për të siguruar bukën.

Liu Xhen Huan: Është ashtu siç ka thënë Lenini që epoka jonë është epoka e imperializmit dhe e revolucionit proletar. Partia jonë ka vënë detyrën për studimin e veprës së Leninit “Imperializmi si faza më e lartë e kapitalizmit”. Kjo vepër po studiohet në partinë tonë.

Enver Hoxha: Tani është periudha e kalbëzimit të imperializmit.

Liu Xhen Huan: Imperializmi i sotëm karakterizohet nga degjenerimi dhe shkatërrimi gradual.

Modifikuar më Hënë, 03 June 2019 18:39

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kemi listat tona/ ‘BE presion Ramës, do të të nxjerrim njerëzit e inkriminuar’

Politikë

Kemi listat tona/ ‘BE presion Ramës, do të të nxjerrim njerëzit e inkriminuar’

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në emisionin “Aktualitet” në Fax News se Edi Rama është mbështetur nga disa përfaqësues ndërkombëtar por që sipas tij, ata do të ndërrohen një...

Nuk e morën në ekskursion 12 vite më parë, shqiptari padit shkollën për 400 mijë euro

Bota Shqiptare

Nuk e morën në ekskursion 12 vite më parë, shqiptari padit shkollën për 400 mijë euro

12 vite më parë, shqiptari Endri Begaj ishte student në një shkollë në Itali, në Areco. Ai nuk u mor në një ekskursion që shkolla organizonte për në Amsterdam, me...

Angli/ Gjendet një kamion i dytë me njerëz, janë gjallë

Aktualitet

Angli/ Gjendet një kamion i dytë me njerëz, janë gjallë

Policia në Kent, në Anglinë juglindore, gjeti nëntë persona të gjallë në pjesën e pasme të një kamioni në autostradën M20 të Mërkurën, bën me dije Sky News. “Nëntë njerëz tani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!