Qeveria e rigonit, qeveri rrjepacakësh

E mërkurë, 12 June 2019 18:27
Qeveria e parë e rigonit, formuar në Berat në tetor 1944 dhe faksimile nga mbledhja e vitit 1979 Qeveria e parë e rigonit, formuar në Berat në tetor 1944 dhe faksimile nga mbledhja e vitit 1979

Nga Kastriot Dervishi

Në mbledhjen me sekretarët e KQ të PPSH-së, Ramiz Alia e Simon Stefani të datës 12.4.1979, u fol për disa çështje tregtare me Jugosllavinë. Në fund sekretari S.Stefani foli për disa çështje të Rrethit të Përmetit ku doli edhe çështja e rigonit. Enver Hoxha na shpjegon shprehjen se çfarë ishte shprehja “qeveria e rigonit”, qeveri rrjepacakësh d.m.th. Në vitin 1944, kur komunistët po merrnin me forcë pushtetin, elementi jokomunist, duke e ditur se me komunistët në pushtet vetëm fukarallëk do i vinte Shqipërisë, filluan ta quajnë qeverinë e tyre si “qeveria e rigonit”. Në të vërtetë ai arriti që ta kthejë Shqipërinë një vend të varfër ku populli nuk u ngop asnjëherë me bukë, për të mos folur më për të tjera gjëra. Me triska e nisi e me tollona e bitisi qeveria e rigonit.

Enver Hoxha: Meqë u përmend rigoni, do t’ju them një histori. Kishim formuar qeverinë, por akoma luftonim maleve. Ti Ramiz e ke njohur plakun tim. Në atë kohë ai shkonte rrugës kështu, kokëvarur se ishte edhe plak, pastaj edhe djalin e kishte në mal dhe qe si i mërzitur. Kur takoi një nga gjirokastritët reaksionarë, nga fisi i Karagjozatëve, që e njihte, ky e pyeti:

-Si je more Halil?

-Mirë- iu përgjigj plaku.

-Ç’të mban të tani-vazhdoi tjetri.

-Pse ç’më mban mua?-e pyeti plaku.

-Po ja, u formua qeveria e “rigonit”. Nuk i tha qeveria e malit, por e “rigonit”. Natyrisht, këtë ai ia tha me qëllim, se në kuptimin figurativ në Gjirokastër, “rigon” quajnë rrjepacakët, ata që ishin fare të shkundur nga ana ekonomike. Ti je “rigon” fare, i thonin një njeriu të tillë. prandaj, ai reaksionari i tha ashtu plakut tim që u formua “qeveria e rigonit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...