Krimet e komunizmit nuk janë informacion i klasifikuar

Hënë, 17 June 2019 17:07

Nga Kastriot Dervishi

Për të ngatërruar punën sa më shumë këtë punë, ata që mendojnë ende se janë në kohën e Enver Hoxhës dhe kujtojnë se çoç dinë, shfaqin tërë mosnjohjen e akteve mbi informacionin e klasifikuar. Këtë e bëjnë për të stepur apo frikësuar studiuesit që merren me këto krime.

Përfshirja e DSIK-së në projektligjin e propozuar është shkelje flagrante ligji, karagjozllëk, idiotësi, injorancë e pakufishme. Rregullat për këtë informacion i kërkojnë nga një institut studimi, në një kohë që kanë qindra institucione shtetërore që nuk janë fare në parametra normalë për informacionin e klasifikuar. Objekti i punës së ISKK-së nuk lidhet me informacionin e klasifikuar. Në asnjë ligj tjetër, nuk hasen detaje për punësimin e administratës si ndryshimet që propozohen t’i bëhen ligjit. Duan të vendosin për gjithë administratën? Le ta bëjnë. Do na kenë në krah.

-Krimet kundër shtetit që dikur përbënin në akte, informacion të klasifikuar, janë amnistuar me ligjin nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike. Kësisoj shteti i ka nxjerrë qysh këtë vit nga kategoria e informacionit të klasifikuar.

-Ligji nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, në nenin 6 ka vendosur përkufizimet çfarë quhet informacion i klasifikuar:

a-plane ushtarake, armatime ose operacione;

b-aftësi apo dobësi, kapacitete të sistemeve, instalimeve, projekteve dhe planeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare;

c-veprimtari të shërbimeve informative, me forma dhe metoda të punës, me kriptologji në objektet e mjetet teknike, në vendet ku përpunohet dhe arkivat ku ruhet informacioni;

ç-informacione të qeverive të huaja, marrëdhënie ndërkombëtare ose me veprimtari ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe me burime konfindenciale;

d-çështje shkencore, teknologjike dhe ekonomike që kanë lidhje me sigurinë kombëtare”.

ISKK nuk ka asgjë objekt studimi nga këto përkufizime. Atëherë për çfarë i duhet “certifikata e sigurimit të personelit”, (CSP), ky dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar që vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar. Punonjësit e ISKK-së, mund të pajisen ose jo me CSP-në, pa arsye, për hobi, etj, por kurrsesi për shkak të detyrës së tyre.

Në përputhje me këtë nen të ligjit, ka dalë VKM-ja nr.123, datë 15.3.2001 “Për rregullat e procesit të klasifikimit të sekretit shtetëror, procedurat që përdoren për identifikimin e tij dhe të delegimit të autoritetit të klasifikimit”, e cila në pikën I-6 vendos se “për te lehtësuar procesin e klasifikimit origjinal institucionet, qe bëjnë klasifikimin e informacionit...hartojnë listën e dokumenteve te klasifikuara, si dhe nivelet e klasifikimit dhe afatet e ruajtjes”, e cila miratohet nga titullari i institucionit.

-VKM, nr.188, datë 4.3.2015, “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, në nenin 7 të saj përcakton se “ministritë dhe institucionet shtetërore të cilat, për shkak të veprimtarisë që kryejnë, prodhojnë informacion të klasifikuar” nxjerrin listën e funksioneve organike për njohjen e informacionit të klasifikuar”, të NATO-s, apo BE-se, të cilën ia njoftojnë DSIK-së.

Pra, në rastin konkret, nëse do kishte informacion të klasifikuar, Bordi i ISKK-së, nxirrte një urdhër ku përfshiheshin pozicionet e punës së zyrtarëve që duhet të pajisen me CSP. Nuk e kanë këtë pikë agjenci të shërbimeve sekrete (si SHISH apo SHÇBA) në ligjet e tyre, ndërsa këta ia vendosin ISKK-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...