1945/Kërkesat e opozitës së parë: liri, shtyrje zgjedhjesh dhe vëzhgim ndërkombëtar

Tuesday, 02 July 2019 11:01
Musine Kokalari para gjyqit Musine Kokalari para gjyqit

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi komunist u vendos në pushtet pa zgjedhje në nëntor 1944, pas tërheqjes së ushtrisë pushtuese gjermane nga Ballkani dhe nga Shqipëria. Për gjithë vitin 1945, ky regjim ushtroi një terror të paparë mbi kundërshtarët politikë. Praktikisht ata nuk lanë kundërshtarë që mund të konkurronin në zgjedhje. Në fund të vitit 1945, ishte profilizuar një opozitë e përbërë nga elementë të pakomprometuar me kolaboracionizmin e luftës, e cila përbëhej nga socialdemokratët e Musine Kokalarit, rezistentët e Sami Qeribashi dhe monarkistët e Qenan Dibrës. Këta u dënuan në një proces në gjysmën e parë të vitit 1946. Kjo pozitë nuk duhet ngatërruar me grupet e deputetëve të dënuara pas një viti, sepse këta nuk kishin lidhje me Frontin Demokratik. Opozita e parë e pasluftës, e përbërë nga intelektualë të spikatur, e përballuar me një regjim injorantësh, kriminelësh e hajdutësh, komunikoi me misionet amerikane dhe britanike në Tiranë. Në dokumentet diplomatike të SHBA-së, të vitit 1945, volumi 4, botuar në SHBA në vitin 1968, gjejmë edhe telegramin e mëposhtëm:

 

Fultz - sekretarit të shtetit

Tiranë, 28 nëntor 1945

204-Për Jacobs (në Kazerta). 

Sot mora njoftim në të shkruar, datë 28 nëntor, prej një grupi, që e njeh veten si koalicion i partive demokratike. Këta elemente e quajnë veten monarkistë, social-demokrate dhe pjesëtare të lëvizjes së qëndresës. Pohimi është firmosur nga 15 vetë, por asnjeri i dëgjuar si figurë në jetën shqiptare. Këtë pohim ia kam dërguar edhe Hoxhson, të cilin nuk e kam takuar ende. Nota e tyre shënon:

-Pas studimit të mundësive të partisë opozitare për drejtimin e  grupit, d.m.th. Fronti Demokratik bazuar në notat amerikane e ato angleze dorëzuar administratës së tanishme në Shqipëri më 10 nëntor, 12 ditë pas kalimit të kohës për paraqitjen e kandidatëve, u ra dakord që ne t'i kërkojmë qeverisë të shtyjë datën e zgjedhjeve dhe të na japë garancitë e mëposhtme:

1-Të sigurojë jetën, nderin dhe liritë e kandidatëve.

2-Të sigurojë liri shtypi dhe propaganda me të njëjtat mjete si ato të përdorura nga Fronti.

3-Në Shqipëri të dërgohet një komision i aleatëve për mbikëqyrjen e zgjedhjeve.

Nota jep gjithashtu edhe programin që do ndjekë koalicioni.

Ky është i njëjti grup, me të cilin BMM (misioni ushtarak anglez) ka mbajtur 1idhje të ngushta, gjë, për të cilën edhe ju jeni në dijeni. Ky grup duket i organizuar keq dhe nuk tregohet efektiv, por ndoshta përfaqëson një opozite elementesh të shumtë (?), siç thuhet në raportin tuaj. Ne u kemi bërë të qartë përfaqësuesve të këtij grupi për vështirësitë e transmetimit të mesazhit dhe të marrjes së përgjigjes brenda 3 ditëve, që ngelen para zgjedhjeve. Ky mesazh i është përsëritur edhe Uashingtonit. Pres që ju të komunikoni me Departamentin, po e patë të arsyeshme.

Modifikuar më Tuesday, 02 July 2019 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...