1979/Kundërshtoi të rekrutohej, u arrestua dhe u dënua 10 vjet burgim

E Enjte, 11 July 2019 18:33
Fleta e gatshme e arrestit që përdorej gjatë procesit të kërcënimit me "material shtrëngues" Fleta e gatshme e arrestit që përdorej gjatë procesit të kërcënimit me "material shtrëngues"

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë diktaturës komuniste, rekrutimet e elementit kundërshtar bëheshin me material shtrëngues, ndërsa komunistët gjithnjë kundrejt dëshirës së tyre. Kandidati për t’u rekrutuar me “material shtrëngues” (d.m.th. kanosje për burgosje, internim, etj), ishte objekt kërcënimesh me burg ose mjete të tjera, me qëllim që të pranonte rekrutimin. Kjo teknikë p.sh. nuk ka funksionuar në Gjermaninë Lindore, gjë që e bën Shqipërinë të pakrahasueshme me vende të tjera. Sjell sot një histori nga Dega e Punëve të Brendshme Dibër të vitit 1979. Me propozim të punëtorit operativ Hazir Abdyli dhe me miratim të kryetarit e nënkryetarit të DPB Dibër, u përpilua plani për rekrutimin e shtetasit Ahmet Ismail Lala, lindur e banues në vitin 1928 në Fushë-Muhur. Kërkohej ky rekrutim për përpunimin e objektit Xhavit Ismail Sina për agjitacion e propagandë, lidhje e të arratisurve Rasim, Besim, Rushit e Hashim Sina. Shënohej se Lala ishte “familje me influencë dhe në gjendje të mirë ekonomike”. Në raportpropozimin për arrestim shkruhej: “Kandidati që propozojmë për të tërhequr me material shtrëngues, mendojmë se është i përshtatshëm për arsye se ka moshë dhe arsim të përafërt me objektet në drejtim të të cilëve do të aktivizohet”. Disa kallëzime mbaheshin gati për çdo rast si “material shtrëngues”. Në analizën e rastit thuhej se mundësitë për rekrutim ishin sepse kandidati ishte rritur jetim dhe familja nuk kishte qenë e lidhur ngushtë me regjimet e kaluara. Rekrutimi sipas planit do bëhej në Burrel nga punëtori operativ, shefi i seksionit dhe zëvendëskryetari i degës. Në kuadër të aksionit për zhdukjen e pasojave të tërmetit, Rrethi i Dibrës kishte dërguar vullnetarë. Ishte biseduar me Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Dibrës, për zëvendësimin e 3 aksionistëve të sëmurë, njëri prej të cilëve do ishte kandidati. Gjatë rrugës, kandidati do arrestohej në mënyrë të fshehtë dhe do çohej në DPB Mat, ku do i bëhej një hetuesi intensive. Në rast të pohimit të “aktivitetit armiqësor” do t’i kërkohej bashkëpunimi për të “shlyer” fajin. Ky bashkëpunim do quhej një lloj “amnistie”. Në rast pranimi, do i merrej deklarata e bashkëpunimit. Do i bëhej instruktazh, jepej pseudonimi, parulla, shenjat e vendet e takimeve, do i flitej për ruajtjen e konspiracionit, etj. Në rast se brenda 14 ditëve, kandidati nuk do thyhej, do deklarohej arrestimi i tij. Kandidati refuzoi të bëhej bashkëpunëtor dhe i gjithë plani u rrëzua. Më 22.5.1979 zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu në praktikën përkatëse, urdhëron: “Ky të arratiset, prandaj të arrestohet”. Kësisoj, arrestimi ndodhi më 17.6.1979. Organet e diktaturës, vijuan punën, duke dalë nga procesi agjenturial-operativ në atë hetimor-gjyqësor. Me vendimin nr.124, datë 28.9.1979, Gjykata Popullore e Rrethit Dibër, e deklaroi fajtor Ahmet Lalën në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Gjykata vërente se “për shkak të mbeturinave të theksuara të trashëguara nga e kaluara si kapadaillëku dhe bajraktarizimi”, “nën ndikimin e ideologjisë borgjeze dhe revizioniste”, “ka vazhduar të zhvillojë agjitacion e propagandë kundër shtetit me qëllim që të rrisë numrin e të pakënaqurve ndaj vijës politike dhe ekonomike të PPSH-së” dhe ishte bërë “përhapës i pikëpamjeve antirevolucionare”. Deklaronte se “në Shqipëri populli vuan,  punon në kooperativë dhe merr 3 lekë, jemi të shtypur”, “këta të qeverisë janë të poshtër, jetojnë në kurriz të popullit”, “do vijë koha t’jua djegin kockat si Stalini”, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...