Kur austro-hungarezët sekuestronin “Ëndrrën e Serbisë së Madhe”

E mërkurë, 04 September 2019 11:04

Armand PLAKA

Foto që po postoj është marrë nga arkivat austriake dhe paraqet vendkomandën qendrore të Shtabit serb në Kosovë (më konkretisht në Prishtinë), tashmë të pushtuar nga trupat austro-hungareze në janar 1916, pasi ushtria serbe ishte larguar jo vetëm nga Kosova, por edhe nga pjesë të mëdha të Serbisë për të nisur atë që njihej si Shtegtimi i Madh Serb, përgjatë Luftës së Parë Botërore, duke braktisur edhe vetë kryeqytetin Beograd.

Më poshtë gjenden dy data të rëndësishme për historinë serbe; 15 qershor 1389 që përfaqëson Luftën e Fushë-Kosovës dhe 9 tetorin e vitit 1912 kur regjistrohet pushtimi serb i Kosovës si pasojë e lëvizjeve të Luftës së Parë Ballkanike.

Në qendër sigurisht se gjendet shënimi: KOSOVO me gërma cirilike.

Në hyrje gjenden dy ushtarakë austro-hungarezë duke mbledhur dokumentat që serbët kishin lënë pas gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova, e cila rezultoi e përkohshme, pasi ata me ndihmën e francezëve u rikthyen sërish në vitin 1918 duke e shtrirë edhe më gjerësisht prezencën dhe terrorin e tyre përballë popullatës shqiptare.

Veç emblemës - që gjendet në qendër në përmasa, sigurisht më madhore - të Serbisë Mbretërore (e cila pas rënies së ish-Jugosllavisë njohu një ringjallje e tashmë njihet gjerësisht si komponent zyrtar i flamurit serb) gjenden aty edhe 12 stema apo emblema që përfaqësojnë atë që njihej si “ëndrra për Serbinë e Madhe”, ku veç rajoneve të tilla si p.sh: Rashka, Zeta, Bosnja, Hercegovina, Kroacia, Mali i zi, Dalmacia, Maqedonia, Sremi, gjendet aty edhe Shqipëria. Por nuk gjendet emblema e Dardanisë apo e Kosovës, e cila tashmë perceptohej si pjesë e mirëqenë e Serbisë.

Nuk përkon në përmbajtje e simbolikë me emblemën që mund të jemi mësuar ta shohim të gjithë, pra me ndonjë version të fushës së kuqe me shqiponjë dykrerëshe e as na paraqitet aty emblema e Dardanisë, e cila gjendet në vëllimin e Pavle P. Vitezoviçit, botuar në 1701 dhe në atë të Hristofor Zhefaroviçit në vitin 1741.

Përkon gjithsesi në përmbajtje e simbolikë- megjithëse jo tërësisht -me atë çka gjendet në vëllimin e Hristofor Zhefaroviçit në vitin 1741 që paraqet një kështjellë por që në këtë rast na paraqitet disi më e zgjatur në krye, pra një torre tipike në një shqyt me fushë të kuqe e kurorë mbretërore mbi kokë.

Dy faksimile të botimit të Zhefaroviçit në serbisht dhe latinisht ku gjendet emblema e Principatës së Shqipërisë, një me ngjyra e një në bardhe e zi, janë paraqitur gjithashtu në këtë postim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...