1956/Diskutimi Hoxha-Hrushov për derrat dhe misrin, nuk u përfshi në botimin e “veprave”

Premte, 06 September 2019 11:16
Faksilmile e bisedës së vitit 1956 dhe urdhri i vitit 1973 për censurimin e saj te "veprat" Faksilmile e bisedës së vitit 1956 dhe urdhri i vitit 1973 për censurimin e saj te "veprat"

Nga Kastriot Dervishi

Në veprat e diktatorit, shumë diskutime në lidhje me fukarallëkun e gjëra të këtij lloji, përjashtoheshin nga botimi. Kryecensorja, bashkëshortja e diktatorit, nuk lejonte në asnjë rast të diheshin këto informacione. Një i tillë është një diskutim i datës 28.6.1956 në Byronë Politike, për Konferencën e Këshillit Ekonomik në Moskë, në të cilën ishin trajtuar tre çështje: industrisë e bujqësisë, prodhimin e materialeve ushtarake, zëvendësimit të Byrosë Informative me një organ tjetër. Nga Shqipëria kanë marrë pjesë Enver Hoxha dhe Spiro Koleka. Në shënimin e datës 5.4.1973 Nexhmije Hoxha shkruan:

“Përmbajta e këtij materiali nuk mund të botohet në veprat e sh.Enver, por do të na duhet kur të shkruajmë historikun e marrëdhënieve Shqipëri-BRSS”. Megjithatë, për “diçka” ajo autorizon Sevo Tarifën, por për pjesën e “demaskimit të Imre Nagit”. Midis të tjerash, bie në sy fakti si Bashkimi Sovjetik nuk kishte mundësi furnizimi me drith, ndërsa jepte porosi për misrin dhe derrat.

Spiro Koleka: Hrushovi theksoi rëndësinë e bukës për kampin. Ai tha (se) ato që kishim ua dhamë dhe të tjera nuk kemi ku t’i nxjerrim. Prandaj duhet ta prodhojmë vetë bukë, rrugë tjetër nuk ka. Bukën nuk duhet ta marrim në Perëndim, prandaj tha ai, dua të flas për misrin që e kemi nënvlerësuar. Ne që i dhamë rëndësi vitet e fundit, kemi pasur rezultate të mrekullueshme gjë që duhet të na bëjnë të mendohemi seriozisht për çështjen e bukës. Me misrin tha ai, ne zgjidhëm problemin e mishit, të qumështit dhe të gjalpit. Tani te ne tha ai, gjen mish dhe gjalpë më lirë në tregun fshatar se në atë të shtetit. Në lidhje me misrin, ai na dha si shembull pozitiv një numër obllastesh.  

Enver Hoxha: Hrushovi tha se kishte marrë në patronazh fshatin e tij, kur përpara kishte 60 derra, por para dy vjetësh i bënë 250 dhe tani ka 600 derra, duke pasur po ato njerëz dhe po ato toka. Në lidhje me misrin, ai mori shumë shembuj nga demokracitë popullore. Ai i kritikoi të gjithë, por për Shqipërinë tha se nuk kam ç’të them se nuk e njoh. Përfitova nga rasti dhe e ftova, duke i thënë urdhëro e të vish.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Sport

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Përfunduan 12 sfidat e para të grupeve në Europa League, teksa nuk mungojnë surprizat. Befasuese është humbja me rezultatin 2-1 e Lazios përballë CFR Cluj, ndërsa fiton pa probleme Arsenali. “Topçinjtë” arritën...

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Aktualitet

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final. Nga Gjykata...

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku siç shikohet një djalë po dhunon keqasi një vajzë ndërsa një djalë tjetër e asiston. Siç shikohet edhe nga pamjet vajza...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!