1946/Letra e Koçi Xoxes: T’i shfrytëzojmë në punë 100% të dënuarit

Hënë, 09 September 2019 17:54

Nga Kastriot Dervishi

Pas përvojës në kampin e parë të Jubës, në prill-tetor 1946, organet e punëve të brendshme menduan për një riorganizim të punës së detyruar. Më 6.12.1946 ministri i Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe, kërkoi shfrytëzimin në punë 100% të të burgosurve. Letra e tij, u drejtohej dy ministrive. Ministria e Punëve Botore u vu në lëvizje menjëherë. Në prill 1947 nisën punimet në kënetën e Maliqit, në një prej kampeve më të tmerrshme në vijim, Vloçishtin.

***

Letra

Ministria e Punëve të Brendshme

Dega për Ekzekutimin e Dënimeve

Lënda: Mbi futjen në punë të të burgosurve

Drejtuar: Ministrisë së Punëve Botore dhe Ministrisë së Bujqësisë e Pyjeve

Ndër burgje kemi një numër të konsiderueshëm të cilët ushqehen dhe e shkojnë kohën kot. Në mënyrë që të aktivizohen në punë dhe veçanërisht të ekzekutohet dënimi i dhënë me punë të detyruar nga gjykatat popullore, ky dikaster me anë të organeve vartëse ndër prefektura e ka ngritur si problem futjen e tyre në punë. Me gjithë se deri diku të burgosurit janë futur në punë, prapë se pra nuk është arritur qëllimi i duhur për t’i futur në punë 100%. Kjo ka rrjedhur pse puna nuk ka qenë e organizuar dhe se veglat e mjetet e punës nuk u janë dhënë. Me qenë se seksionet e punëve botore dhe ato të bujqësisë ndër qarqe kanë mjaft punë dhe se u nevojiten krahë pune për plotësimin e planit të pushtetit, lutemi që të urdhërohen seksionet në fjalë që çështjen e futjes së punë të të burgosurve ta ngrenë si problem dhe në bashkëpunim me seksionet e punëve të brendshme, të gjejnë punë të përditshme dhe në vende të përshtatshme, ku mund të futen në punë shumë të burgosur.

Ministri

Koçi Xoxe

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...