1991/Ramiz Alia, biseda me ambasadorin jugosllav: Kosova çështje jugosllave, nuk i takon Shqipërisë

E mërkurë, 25 September 2019 16:59

Nga Kastriot Dervishi

Në çdo fjalim publik të kohës Ramiz Alia fliste për Kosovën, sikur gjasme interesohej shtetit shqiptar, etj, por në takimin e datës 8.1.1991 me ambasadorin jugosllav Predrag Pjaniç me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, foli ndryshe. Kjo bisedë nuk iu transmetua shtypit përveçse si lajm i thatë. Alia tha se Kosova nuk është çështje e Shqipërisë, ishte problem jugosllav. Biseda është e gjatë. Në të ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili e theksoi se Shqipëria nuk kishte pretendime territoriale ndaj Jugosllavisë. Komunistët mbeteshin njësoj në aktet e tyre antikombëtare, pavarësisht nga vitet. Internacionalizmi ishte gjithnjë në lartësinë e duhur.

Pjesë nga biseda Alia-Pjaniç

Ramiz Alia: ...Thjesht ne jemi të interesuar që midis Shqipërisë e Greqisë të ketë marrëdhënie të mira. Është siç kemi me ju problemin e Kosovës, grekët kanë problemin e minoritetit në Shqipëri. Por unë mendoj se nuk është ndonjë problem i vështirë, bile si e gjykoj unë, më tepër se 5 minuta nuk do t’i kushtojmë kujdes këtij problemi, sepse në fakt, nuk ekziston ndonjë problem. Unë do të dëshiroja që këto marrëdhënie të vazhdojnë edhe me Jugosllavinë, që zë ¾ e kufirit shqiptar, përveç faktit që janë 2 milionë e ca shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre atje. Ju thatë që jeni gati të bisedoni për çështjen e Kosovës me Shqipërinë. Nuk është problem midis Shqipërisë e Jugosllavisë Kosova. Ky është mendimi im, pikëpamja ime. Ajo bëhet problem midis Shqipërisë e Jugosllavisë, por çështja e Kosovës, në radhë të parë, është problem i Jugosllavisë.

Ambasadori: Jam dakord me ju.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...