Ushtria imagjinare “nacionalçlirimtare” me 70 mijë luftëtarë, ja sa deklaronin ata vetë

Diel, 06 October 2019 17:15

Nga Kastriot Dervishi

Ajo që quhej ushtria nacionalçlirimtare, ishte një trupë që u zmadhua nga vera e vitit 1944 e në vazhdim. Sidomos pas largimit të plotë të pushtuesit në fund të nëntorit 1944, ushtria komuniste u zmadhua shumë. Pra në dhjetor 1944 ajo nuk u zvogëlua apo shpërnda, por pësoi rritje të madhe të numër për të vendosur dhe mbajtur pushtetin, duke u kthyer në një forcë me karakter terrorist kundër popullsive që nuk pranonin komunizmin. Ndikoi këtu mobilizimi me forcë i popullsisë vendase kudo ku shkelte ushtria komuniste. Në viset shqiptare në Jugosllavi u bënë rekrutime masive. Në nëntor 1945 divizioni 5 që vepronte në Kosovë, raportonte se nga rekrutimi me forcë kishte arritur një efektiv prej 2902 personash. Gjithsesi shifra e saj nuk kapi asnjëherë shifrën 70 mijë, sikurse gënjejnë paturpësisht edhe sot deputetë injorantë e komunistë të Kuvendit të Shqipërisë.

Referuar fjalës së Enver Hoxhës në plenumin e 4-rt të PKSH-së në 17 tetor 1945, ushtria në tetor 1945 ishte 28 mijë veta e ndarë në 6 divizione (pa përfshirë Divizionin e Mbrojtjes së Popullit). Në vitin 1946 forca e armatosur shkoi në 44 mijë persona (përfshi Divizionin e Mbrojtjes së Popullin me 8.700 veta). Enver Hoxha me letrën e tij të dhjetorit 1946 i drejtohet Titos me fjalët “i juaji me besë” dhe e informon hollësisht e me shifra për të gjitha çështjet e ushtrisë. Tito jep udhëzime që të mos pakësohej forca e ushtrisë nën 28 mijë persona (pa llogaritur këtu DMP-në, ndërsa bashkë me të forca shkonte më pak se 37 mijë). Gjatë vizitës në Bashkimin Sovjetik në korrik 1947, Hoxha i tha Stalinit se ushtrinë po e mbanin në vështirësi në atë numër, por nuk duhej prekur nga shkurtimet, propozim që ishte miratuar nga diktatori sovjetik.

Modifikuar më Diel, 06 October 2019 17:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...