1943/Ekzekutimi i robërve italianë, ora e Gamucit iu dha Enver Hoxhës

E mërkurë, 16 October 2019 17:59

Nga Kastriot Dervishi

Xhelal Staravecka u arrestua në fund të vitit 1946 në Itali. Ai u mbajt i burgosur si një ndër përgjegjësit e ekzekutimit të robërve italianë në tetor 1943. Procesi në Itali u çel në mars 1952. Gjykimi mbaroi në vitin 1955. Staravecka u dëbua nga terrotori italian, duke iu lënë vetëm koha e paraburgimit, ndërsa Kadri Hoxha u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm. Interesat është fakt se në vitin 1962 nuk ishin gjendur eshtrat e karabinierëve të vrarë në vendin e pretenduar. Antonio Fernando Guida ndër të tjera ka shkruar për këtë masakër: "Rezultoi se nga sendet me vlerë që kishin, ora e kolonel Gamucit me monogramin iu dërgua Enver Hoxhës, asokohe komisar i përgjithshëm i ushtrisë partizane në të gjithë Shqipërinë, dhe sot është kreu i qeverisë mizore aktuale në Shqipëri e jam i sigurt që edhe sot e mban këtë post”. Në relacionin e zëvendësprokurorit të Republikës së Romës të 20 janarit 1950 lexohet se Xhelal Staravecka ka deklaruar tekstualisht: “pas dy orësh ecje me karabinierët, u ndamë në 5 grupe dhe pasi i zhveshëm dhe i lamë lakuriq, i kemi vrarë. Vetë unë, kam vrarë 17 karabinierë”.

***

Relacioni drejtuar Drejtorisë së Agjitpropit në Komitetin Qendror për zhvillimin e gjyqit:

Në muajin mars, legata jonë në Romë njoftoi duke u informuar nga shtypi se më 8 mars u çel në Itali gjyqi kundër Xhelal Staraveckës me akuzë se ka vrarë në Shqipëri 200 karabinierë italianë bashkë me komandantin e tyre kolonel Gamuci. Sipas aktakuzës, në të cilën akuzohen direkt për vrasjen e karabinierëve, Xhelal Staravecka dhe Kadri Hoxha, gjyqi italian ka pasur për qëllim të sulmojë lëvizjen tonë nacionalçlirimtare dhe shokët Mehmet Shehu dhe Myslim Peza. Gjatë seancave të gjyqit, Xhelal Staravecka është munduar t’ia hedhë fajin për vrasjen e karabinierëve, Kadri Hoxhës dhe më tepër ky person është përmendur si në gjyq dhe në shtypin reaksionar. Në gjyq, kanë dalë dëshmitarë që kanë deponuar se Xhelal Staravecka ka bashkëpunuar me gjermanët. Si dëshmitarë mbrojtës të Xhelal Staraveckës kanë dalë Xhemil Dino dhe Qazim Mulleti, të cilët janë përpjekur t’ia hedhin fajin Kadri Hoxhës dhe udhëheqësve të tjerë komunistë porse duke mos përmendur emra. Shtypi reaksionar ka shkruar për këtë çështje duke përmendur po ato gjëra që kanë dalë në gjyq dhe duke dashur të diskreditojë pushtetin tonë, porse jo në ndonjë formë të veçantë. Legata jonë në Romë na kërkoi mendimin tonë mbi qëndrimin që duhesh të mbante shtypi i Partisë Komuniste Italiane për këtë proces. Njëkohësisht më kërkoi edhe biografinë e Xhelal Staraveckës. Neve e udhëzuam që shtypi demokratik të ketë kujdes dhe të demaskojë çdo shpifje ose trillim që mund të dilte nga ky proces kundër lëvizjen nacionalçlirimtare, kundër partisë dhe shokëve udhëheqës të vendit tonë dhe për sa i përket Xhelal Staraveckës, i thamë që ka qenë agjent i gjermanëve dhe të mos i bënte asnjë mbrojtje. Gjithashtu një fletë biografike të Xhelal Staraveckës i kemi dhënë edhe delegacionit italian që erdhi me rastin e kongresit të 2-të të partisë. I kemi kërkuar legatës sonë në Romë që të na mbajë vazhdimisht në dijeni të gjyqit. Lajmet na kanë ardhur të rralla dhe me vonesë. Kur ishte sh.Skënder Konica në Tiranë na tha se Xhelal Staraveckën e kanë arrestuar në Italia qysh nga fundi i vitit 1946. Qeveria italiane e mori këtë masë mbas një seri kërkesash që iu drejtuan asaj nga familjet e karabinierëve të vrarë. Nuk dimë akoma mirë përfundimin e këtij procesi, kemi kërkuar me urgjencë njoftime plotësuese, por akoma nuk kemi ndonjë gjë të re.

Tiranë 14.4.1952

***

Në gjyqi zhvilluar në Italia, Xhelali deklaroi:

Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre u okupua Kadri Hoxha duke përdorur batalionin tim. karabinierët dhe oficerët e tyre ishte e nevojshme të pushkatoheshin në fshehtësi të madhe, pse në atë qendre që quhej Zdrajsh, Kadriu kishte grumbulluar një shumë të konsiderueshme armësh dhe municionesh që ishin patjetër sasi të mjaftueshme për të armatosur një brigadë dhe nga ana tjetër kishte një sasi shumë të vogël partizanësh përballë 20 herë më shumë italianëve, të cilët po mësonin pushkatimin e bashkatdhetarëve të tyre, të karabinierëve. Madje ata do dyshonin edhe mbi fatin e vet, e meqenëse nuk ishte e vështirë, nga numri i pakët i partizanëve, të shkaktonin kryengritje, ishte e nevojshme që pushkatimi të mbahej sekret.

(Xhelal Staravecka “Para gjyqit të historisë”, Paris 1975, dorëshkrimi origjinal, faqe 224-225)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...