Historia e varjes së Bule Naipit, pa ballistë e pa gjermanë

Tuesday, 22 October 2019 18:22

Nga Kastriot Dervishi

Zbardhim tashmë pjesën e parë të varjes në litar të Bule Naipit në Gjirokastër. Historiografia komuniste ka shkruar vazhdimisht se janë varur nga gjermanët dy vajza në qendër të Gjirokastër, Persefoni Kokëdhima dhe Bule (Makbule) Naipi.  Madje kanë bërë edhe film për këtë. Ngjarjet janë të veçuara. Vajzat janë varur në një largësi prej një jave nga njëra-tjetra. Prani gjermane apo pjesëmarrje e tyre nuk shihet fare. Është 100% punë shqiptare, brenda kontureve të luftës civile të asaj kohe. Zyra Politike e MPB-së ka lënë këtë shënim: “Vajza është ekzekutuar duke qenë e burgosur. Ky akt provokoi sulmin e 18-s për hakmarrje. Ekzekutimi është bërë nga xhandarmëria. 14.8.1944”.

***

Shteti shqiptar

Prefektura e Gjirokastrës

Gjirokastër 22.7.1944

Dërguar: Ministrisë së Punëve të Brendshme (Drejtorisë së Korrespondencës, Zyrës Politike)

Shkurtimi: Mbi ekzekutimin e një partizaneve

Referohet se në mëngjesin e datës 16 korrik, në sheshin publik të këtushëm “Çerçiz Topulli”, është gjetur e varur e quajtuara Bule Baipi, vjeç 22, nga lagja “Dunavat”. E përmenduara bënte pjesë në çetat anarkiste. Në një informatë që kish Komanda e Xhandarmërisë së këtushme, rezultonte se e përmendura shpesh kthehej nga çetat komuniste në këtë qytet dhe merrej me shërbime të partisë. Pas disa ditësh është ekzekutuar. Ky ekzekutim është bërë kryesisht prej Komandës së Xhandarmërisë së Qarkut të këtushëm. Kundrejt këtij ekzekutimi, çetat partizane qenë të revoltuara dhe me sa është folur, thuhet se sulmi i datës 18 korrik të jetë bërë për hakmarrje të së përmendurës.

Prefekti

Vehip Runa

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...