Pionieri Met Hasa i vetëm në bulevard me foto, historia e vrasjes së tij

Hënë, 04 November 2019 16:23
Fotoja e Met Hasës në bulevard dhe faksimile nga historiku i brigadës shkruar në vitin 1945 e libri "Yje të pashuar" i vitit 1974  Fotoja e Met Hasës në bulevard dhe faksimile nga historiku i brigadës shkruar në vitin 1945 e libri "Yje të pashuar" i vitit 1974

Nga Kastriot Dervishi

Në bulevardin e Tiranës, fotoja e “Heroit të Popullit” Met Hasa është vendosur në qendër. Është lënë i vetëm, por krahasuar me tabelat “Masakra e Borovës, 6 korrik 1943”, “Masakra e Vranishtit 28 dhjetor 1943” dhe “84 dëshmorët e 4 shkurtit 1944”. Dy rastet e para nuk kishin dëshmorë, por vetëm këta të 4 shkurtit 1944, ndonëse nuk janë 84 dhe as të gjithë dëshmorë. Pavarësisht se është e qartë se nuk janë 84 të vrarë të vrarë në 4 shkurt 1944, qatipëve u intereson që gënjeshtra enveriste të mos lëvizë. Gjithsesi le të shohim si trajtohet Met Hasa në librin origjinal prej nga janë marrë fotot e vendosura në bulevard.

Në volumin e tretë të librit “Yje të pashuar”, Tiranë 1974, botim i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, në faqen 367-373 është pjesa për Met Hasën, lindur në vitin 1929 e vdekur në vitin 1944. Fotografia duket që është pikturë, e skicuar me kapele e yll të kuq. Mësohet se Meti kryente rolin e korrierit, por thuhet se Meti me nagant vrau dy nazistë, se një plumb e kish kapur, por ai nuk kishte pyetur dhe kishte vazhduar drejt.

Mirëpo ndryshe e ka këtë ngjarje historiku i Brigadës së 22-të, shkruar në vitin 1945. Këtu nuk flitet për partizanin, por për “pionierin Met Hasa”, të moshës 11-vjeçare, i cili ishte gjetur i vdekur në llogoret e armikut”. Sipas historikut, pjesë e fondit arkivor të Arkivit të PPSH-së, më 4.11.1944 dy kompani të batalionit 4, sulmuan forcat e armikut në Qafën e Pjeshkës. Thuhet se armiku la 15 të vrarë dhe 7 të plagosur. Nga ana e partizanëve mbeti i vrarë komandanti i kompanisë së parë Hamdi Grori nga Peza, skuadërkomandanti Halil Tusha, “pionieri i vogël 11 vjeçar Mete Hasa, i cili u gjet përsipër llogoreve armike”, Foto Manebeu nga Durrësi, partizani Riza Zeka dhe dy të plagosur lehtë, u plagos rëndë skuadërkomandanti Hasan Shaqiri.

Roli i Met Hasës nuk shihet kurrkund, por vetëm konstatohet gjetja në llogoret e armikut. Shokët që kanë shkruar historikun, nuk i dinë këto luftimet e Metit që vrau dy nazistë, ndërsa shokët e vitit 1974 i dinë këto gjëra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...