×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si ndodhi realisht rebelimi në geton e Varshavës

Tuesday, 24 Prill 2018 18:58

Çdo vit, rreth datës 19 prill, mediat përkujtojnë atë që e quajnë “revolta”, “kryengritja” apo “rebelimi” i getos së Varshavës. Në rrëfimet e gazetarëve, ngjarja në fjalë tenton që të marrë përmasa gjithnjë e më epike e më simbolike. “Nuk ka pasur kurrë asnjë kryengritje”. Ky pohim, që i rezulton vitit 1988, është i Marek Edelman, njeriut që qe një prej përgjegjësve kryesorë të grupeve të armatosura hebraike të getos.

 Edelman shton: “Nuk kemi zgjedhur bile as ditën; e vendosën gjermanët duke penetruar në geto për të kërkuar hebrenjtë e fundit”. Ai saktësoi se numri i hebrenjve që luftuan me armë në dorë nuk i kaloi kurrë 220 njësitë. Nuk qe rebelimi i një populli të tërë për të siguruar lirinë e vet apo për t’u mbrojtur kundër deportimit; qe vetëm reagimi i një grupi të rinjsh hebrenj të cilët, duke parë trupat gjermane të penetronin në vendndodhjen e tyre, tentuan fillimisht t’u kundërvihen, më pas të arratisen ditën e tretë dhe, në fund, të rrethuar, u mbrojtën me armë.

Në 20 ditë përplasje, gjermanët dhe ndihmësit e tyre humbën 15 vetë. Gjithçka u afrua me një operacion policie në kulm të luftës më shumë sesa me një rebelim të vërtetë – si ai që do të shpërthente në gushtin e 1944 në Varshavë nga rezistuesit polakë e Armatës së Brendshme nën komandën e Gjeneralit “Bor” Komorowski.

Mediat përpiqen që ta përkujtojnë këtë kryengritje heroike polake, ku sovjetikët lejuan që gjermanët ta shtypnin sipas qejfit të tyre. Rezistuesit polakë e gushtit 1944 luftuan me një kurajo të tillë, sa që trupat gjermane u bënë atyre nderimet ushtarake.

Megjithatë është interesante të dihet se për çfarë motivi, në prillin e 1943 gjermanët morën vendimin që të kryejnë një operacion policor në geton e Varshavës, hebrenjtë e grumbulluar në këtë “geto” apo këtë “lagje hebraike”, përbënin një popullsi prej rreth 36000 njerëzish zyrtarisht të regjistruar, të cilëve u shtoheshin sipas çdo gjase më shumë se 20000 klandestinë.

Në një farë mënyre, kjo geto ishte një qytet brenda qytetit, e administruar nga një “Judenrat” (këshill hebraik) dhe një polici hebraike që bashkëpunonte me autoritetet pushtuese, edhe kundër “terroristëve” hebrenj. U ndërtuan strehime antiajrore në dispozicion të gjermanëve në vijim të një bombardimi të parë të Varshavës nga ana e aviacionit sovjetik në vitin 1942. Për ta realizuar një gjë të tillë gjermanët i furnizuan hebrenjtë me beton dhe me materialet e nevojshme. Janë këto strehime antiajrore që legjenda do t’i

Transformonte në “Blockhaus” dhe në “Bunkers”, pjesërisht të krahasueshëm me Linjën Maginot franceze.  Laboratorë dhe fabrika funksiononin dhe punëtorë hebrenj punonin për llogari të gjermanëve që qenë furnitorët. Në brendësi të getos zhvillohej një tregëti intensive.

Grupe të vogla të armatosura që nuk përfaqësonin më shumë se 220 persona, programi të cilëve lejonte përdorimin e terrorit e të sabotimit, ju dhanë raprezaljeve kundër policisë hebraike, kundër këshillave hebraike dhe kundër rojeve të fabrikave e të punëtorëve.

Këta “terroristë” nxirrnin përfitime nga aktiviteti industrial e tregtar i getoj, shantazhonin tregtarët dhe banorët, duke ushtruar kërcënime ndaj tyre që shkonin, për shembull, tek burgosja në shtëpitë e tyre për të siguruar shumat e kërkuara të parave.

Arrinin deri që të blinin armë nga ushtarët në Varshavë, që siç ndodh shpesh në prapavijat e fronteve të luftës, përbënin një trupë të çrregullt, të keqstërvitur dhe pak të motivuar. Bile shkonin deri aty sat ë bënin atentate kundër ushtarakëve gjermanë apo “bashkëpunëtorëve” hebrenj.

Pasiguria rritej. Për këtë motiv, popullsia polake, në tërësinë e saj, ishte gjithnjë e më shumë armiqësore ndaj ekzistencës së kësaj getoje dhe gjermanët, nga ana e tyre, kishin frikë se ajo bëhej një kërcënim për nyjën hekurudhore që qyteti i Varshavës përfaqësonte në ekonominë e tyre të luftës dhe në transportimin e trupave në drejtim të frontit rus.

Atëhere Himmler mori vendimin që ta transformonte popullsinë hebraike, bashkë me laboratorët dhe fabrikat, drejt zonës së Lublinit, në jugun e Polonisë, ta rrafshonte geton dhe, në vendin e saj, të ndërtonte një park. Fillimisht gjermanët tentuan t’i bindnin hebrenjtë që ta pranonin këtë transferim. Por “terroristët” nuk dëgjonin nga ky vesh, pasi për ta do të nënkuptonte humbjen si të burimeve financiare, ashtu edhe të lirisë së lëvizjes së tyre.

Kështu që i përqendruan të gjitha energjitë e tyre që t’i kundërviheshin, deri me 19 prill të 1943, kur me urdhër të Himmler, u fillua një operacion policie me qëllim evakuimin e detyruar e hebrenjve të fundit. atë ditë, trupat e Kolonelit Von Sammern-Frankenegg, përgjegjës i operacionit, penetruan në geto, të mbështetur vetëm nga një tank, plaçkë lufte e fushatës së Francës, dhe nga dy autoblinda. “Terroristët” apo snajperët, bënë fillimisht një rezistencë të gjallë që shkaktoi 12 të plagosur (6 gjermanë dhe 6 trupa mbështetëse). Himmler u indinjua dhe në mbrëmje e shkarkoi Von Sammern-Frankenegg nga komanda për ta zëvendësuar me Gjeneralin Jurgen Stroop.

Ky, i ngarkuar që ta çonte përpara operacionin policor me ngadalësi që të kishte një siguri më të madhe, e kreu në mënyrën siç vijon: çdo mëngjes trupat hynin në geto, boshatisnin banesat dhe përdornin gazra tymues (dhe jo gazra helmuese!) për të arritur të nxirrnin nga strehimet antiajrore hebrenjtë e fshehur; pastaj i shkatërronin këto banesa dora dorës që evakuoheshin. Çdo mbrëmje, trupat tërhiqeshin dhe e rrethonin geton natën në mënyrë që askush të mos arrinte të arratisej. Për të arritur në një evakuim total, u deshën 20 ditë.

Duke filluar nga dita e tretë, grupet e armatosura hebreje tentuan që të arratiseshin, por u kapën nga dispozitivi i survejimit. Në kundërshtim me atë që u tha, komanda gjermane nuk ju drejtua aviacionit për shkatërrimin e getos dhe operacioni nuk bëri asnjë bombardim ajror. Numri i viktimave hebreje nuk është i njohur. Numri 56065 është përgjithësisht ai i hebrenjve të “arrestuar” për t’u çuar drejt kampit të tranzitit të Treblinkas dhe, nga aty, drejt Lublinit.

Numri i të vdekurve gjermane qe 15 viktima. Një polic polak u vra me 19 maj, domethënë 11 ditë pas përplasjes së fundit. Askush nuk e vë në dyshim as kurajon e hebrenjve banorë të getos, as aspektin tragjik të kësaj historie, me një popullsi civile të zënë në mes të një përplasjeje midis ndonjë formacioni të ndryshëm të ushtrisë gjermane dhe grupeve të vogla të snajperave të përhapur midis popullsisë. Por, në kundërshtim nga një propagandë e caktuar mistifikuese, e gjithë kjo histori që shumë e largët nga të qenit një revolt “apokaliptike” siç konsiderohet kohët e fundit, sidomos pot ë kihen parasysh dhjetëra mijëra të vdekurit, civilë e ushtarakë, që u shkaktuan gjatë këtyre 20 ditëve në të gjitha fushëbetejat e botës dhe në qytetet evropiane të nënshtruar nga bombardimet e aviacionit anglo – amerikan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...