Kampi i të burgosurve nr.303, rruga nga Peqini në Spaç

Hënë, 14 May 2018 18:14
Disa nga punët e detyruara të repartit nr.303 nëpër Shqipëri Disa nga punët e detyruara të repartit nr.303 nëpër Shqipëri

 

Nga Kastriot Dervishi

Kampi nr.2 i punës së detyruar me të burgosur u formua më 25 maj 1951 në Peqin me qëllim ndërtimin e kanalit ujitës “Peqin-Kavajë”. Në fillesat e tij reparti kishte rreth 1 mijë të burgosur. Në vitin 1955 emërtesa zyrtare ndryshoi dhe u bë “Reparti nr.303”. Kampi përfundimisht u vendos në Spaç në vitin 1968. Në përvjetorin e 45 të revoltës së Spaçit të vitit 1973, do të kujtojmë për disa ditë, fakte nga historiku i kampit në fjalë, i cili ka qenë ndër vendet më të tmerrshme të punës së detyruar. Para se ky kamp të “specializohej” për nxjerrje minerali, kryesisht ka vepruar në fushën e ndërtimeve dhe bonifikimit.

Udhëtimi i repartit nr.303 para se të vendoset në Spaç

1951 – 1952 në Peqin-Kavajë

1952 – 1953 në Urën Vajgurore

1953 në Vlashuk Berat

1953 – 1955 në Shtyllas, Radostimë, Fier

1955 – 1959 Rinas Tiranë

1960 – 1961 Sanatoriumi Tiranë

1961 – 1962 Kombinatin e Mishit Tiranë

1963 disa ndërtesave të fermës “Gjergj Dimitrov”, një pjesë të punimeve të uzinës së autotraktorëve.

1963 – 1965 ndërtimin e Uzinës së Sodës Kaustike Vlorë

1965 – 1968 Elbasan dhe Fushë – Krujë

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 18:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...