1929/Ministrat shqiptarë me veshje popullore. I shoqërojnë Gilhardi dhe Osman Gazepi

Diel, 20 May 2018 19:46
Nga e majta: gjeneral Gilhadi, kryeministri Kostaq Kotta, Pandeli Evangjeli (kryetari i Parlamentit), Hiqmet Delvina. Sipër: Sali Vuçiterni, Aburrahman Dibra, Musa Juka, Milto Tutulani. Osman Gazepi Nga e majta: gjeneral Gilhadi, kryeministri Kostaq Kotta, Pandeli Evangjeli (kryetari i Parlamentit), Hiqmet Delvina. Sipër: Sali Vuçiterni, Aburrahman Dibra, Musa Juka, Milto Tutulani. Osman Gazepi

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1929, ministrat shqiptarë u veshën me kostume kombëtare në një ceremoni krejt të pazakontë të parë më parë. Përgjithësisht ministrat nga jugu u veshën me veshjet e veriut dhe e kundërta. Në këtë mënyrë, ata dhanë mesazhin e unitetit kombëtar për të flakur tej çdo frymë përçarje që shpesh herë sillet vërdallë në mjedisin shqiptar. Kjo fotografi e realizuar nga "Marubi" në shkallët e Oborrit Mbretëror, përcillet për portalin jo vetëm si fakt historik, por edhe për të njohur figurat e kaluara politike. Në skaj në këtij pozimi, qëndrojnë gjenerali Leon De Gilhadi, i cili u vra në kryengritjen e Fierit të vitit 1935, si dhe kolonel Osman Gazepi. Ky i fundit, u burgos pas lufte nga komuniste dhe vdiq pak vite pas daljes nga burgu. Nga personat që kanë dalë në foto, Kostaq Kotta dhe Sali Vuçiterni vdiqën në burgjet e komunizmit. Hiqmet Delvina dhe Musa Juka u larguan nga Shqipëria në vitin 1939 dhe vdiqën në emigracion. Abdurrahman Dibra u burgos nga komunistët. Milto Tutulani, babai i dëshmorëve Kristaq e Margarita Tutulani, vdiq në vitin 1932. Familjes së tij, përfshi dëshmorët e ardhshëm, iu lidh një pension jetik nga Mbreti Zog.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...