×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Fundi i teorive konspirative: Studimi konfirmon si e humbi jetën Adolf Hitleri në 1945

Hënë, 21 May 2018 09:10

Piu cianur dhe ia futi vetes me plumb kokës. Fundi i teorive konspirative për vdekjen e Adolf Hitlerit


Adolf Hitleri vdiq në vitin 1945 në Berlin, pasi kishte pirë cianur dhe më pas kishte qëlluar veten me një pumb në kokë, konfirmojnë kërkuesit francezë që patën akses në mbetjet dentare të diktatorit që ruhen ende në Moskë. “Dhëmbët janë origjinalë, nuk ka dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945,” – u shpreh për AFP-në profesor Philippe Charlier.
“Mundëm t’i japim fund të gjitha teorive konspirative rreth Hitlerit. Nuk ka shkuar në Argjentinë me një nëndetëse, nuk është fshehur në një bazë në Antarktidë, as edhe në anën e errët të Hënës,” – qartësoi Charlier. Studimi, në të cilin Charlier është autor bashkë me studiues të tjerë u publikua këtë të premte në revistën shkencore “Europian Journal of Internal Medicine”. “Analiza e dhëmbëve të Hitlerit si dhe disa pjesëve të saj nuk gjeti asnjë mbetje të mishit, kujtojmë se diktatori ishte vegjetarian, – sqaroi Charlier. “Në mars dhe në korrik të 2017 shërbimet sekrete ruse, FSB dhe arkiva të tjerë shtetërorë autorizuan një ekip shkencëtarësh për të ekzaminuar kockat e diktatorit për herë të parë qysh prej 1946,” – rrëfen eksperti. Ekipi francez mundi të analizojë një fragment të kafkës që i atribuohet Fuhrerit, e cila kishte një vrimë në anën e majtë dhe që ka të ngjarë të jetë provokuar nga plumbi. Morfologjia e fragmentit korrespondonte me radiografitë e kafkës së Hitlerit të marra para vdekjes së tij. Ky studim pohon versionin e përgjithshëm të pranuar se Hitleri vdiq në 30 prill 1945 në bunkerin e Berlinit bashkë me Eva Braun. Studimi jep të dhëna të reja mbi shkaqet e sakta të vdekjes së tij. “Nuk e dinim se kishte përdorur një kapsulë cianuri për të vdekur apo një plumb në kokë. Ka shumë të ngjarë që të jenë të dy,” – u shpreh Charlier. Analiza e dhëmbëve nuk gjeti asnjë gjurmë pluhuri, çka tregon se revolveri nuk ka hyrë nga goja, por ka të ngjarë që është shënjestruar në qafë ose në ballë. Gjithashtu depozitimet ngjyrë blu në pjesët e dhëmbëve mund të tregojë se ka patur një reaksion mes cianurit dhe metalit të dhëmbëve. Charlier, specialist në mjeksinë ligjore dhe antropologji ka marrë pjesë edhe në analizat e zemrës së mumifikuar të Rikard Zemërluanit. / Daily Telegraph – bota.al

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 09:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...