×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Zuckerberg në garë kundër Rusisë

E mërkurë, 11 Prill 2018 10:12

“Jemi në një garë armatimi me Rusinë dhe ata do të përmirësohen gjithnjë e më shumë me kohën.” 

Kështu ka deklaruar shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg për senatorët amerikanë. Sipas themeluesit të rrjetit social, kompania e tij është në betejë të vazhdueshme me operatorët rusë të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë jo vetëm sistemin e Facebook, por edhe të tjera sisteme të internetit.

Zuckerberg konfirmoi se kompania tashmë po zhvillon mjete të reja për identifikimin e llogarive të rreme për të penguar punën e dëmshme të këtyre operatorëve rusë.

Shefi ekzekutiv i Facebook zbuloi për senatorët amerikanë se stafi i kompanisë së tij është marrë në pyetje nga Robert Mueller, prokurori i posaçëm i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016.

Zuckerberg shtoi se ai nuk ka qenë ndër personat e intervistuar nga zyra e zotit Mueller, ndërsa sqaroi se puna mes dy palëve është konfidenciale.

Kujtojmë se hetimi i prokurorit të posaçëm ka ngritur akuza ndaj 13 shtetasve dhe 3 kompanive ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të dy viteve më parë, të fituara nga republikani Donald Trump./OraNews/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...